17.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Dronët luftarakë turq ndryshuan doktrinën e luftës

Më të lexuarat

Në median botërore vazhdon të zërë vend kapaciteti dhe suksesi i arritur nga dronët luftarakë të Turqisë. Ndërsa përdorimi efektiv i dronëve luftarakë turq të prodhuar nga Industria Turke e Mbrojtjes, që filloi në Siri dhe vazhdoi në Libi dhe Karabakun Malor, dronët tërhoqën vëmendjen e shumë ushtrive si një doktrinë e re e luftës që merr rezultate dhe vende të tilla si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar kanë filluar të shqyrtojnë këtë koncept të ri të luftës të bazuar në dronët luftarakë.

Për shumë vite, nga aspekti i sigurisë kombëtare, Turqia është përballur me sfida të mëdha si me kërcënimet asimetrike të organizatave terroriste, ashtu edhe me kërcënimet konvencionale të gjeografisë, për këtë arsye shteti ka zhvilluar një doktrinë të re të luftës. Kjo doktrinë, e cila bazohet në dronët e armatosur, aktualisht po tërheq vëmendjen e të gjithë botës, ajo është bërë pothuajse një shkas që do të ndryshohet rrënjësisht “doktrina e luftës moderne”.

Ndërkohë që Turqia në dekadën e fundit ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm në industrinë e mbrojtjes, veçanërisht në teknologjinë dronëve të paarmatosur dhe të armatosur, ajo ka ndërmarrë shumë hapa të rëndësishme në krahasim me pjesën tjetër të botës. ANKA dhe platformat  TB2 dhe dronët e armatosur si dhe pajisje të tjera në lidhje me ato të prodhuara si nga kompanitë shtetërore TAI-Aselsan ashtu edhe kompanitë private si Baykar, filluan të përdoren në mënyrë efektive në shumë fronte dhe vija kontakti. Këto dronë të përdorur në mënyrë efektive në veçanti edhe kundër organizatës separatiste terroriste PKK, edhe në  Irak dhe Siri, kanë kufizuar kapacitetin mobilizues të organizatës terroriste si dhe kanë sjellë eliminimin e të ashtuquajturve udhëheqës së nivelit të lartë.

Organizata separatiste terroriste PKK, ka humbur në mënyrë të konsiderueshme kapacitetin e veprimit kundër Turqisë. Megjithatë Turqia duke përdorur në mënyrë shumë efektive dronët luftarakë kundër forcave konvencionale dhe gjysmë konvencionale në Siri, Libi dhe Karabakun Malor, elementët armiqësorë nuk ishin në gjendje të kundërpërgjigjen ndaj dronëve të armatosur turq dhe u vu re se edhe sistemet e përparuara të mbrojtjes ajrore me prejardhje ruse nuk ishin efektive.

Sëfundmi vetëm në luftën e Karabakut Malor, me rolin aktiv të TB2 u neutralizuan qindra tanke dhe automjete të blinduara armene, Pantsir si dhe sisteme të tjerë të mbrojtjes ajrore të nivelit të lartë dhe mijëra elementë të këmbësorisë duke bërë që ushtria armene të tërhiqet nga Karabaku pas një disfate të rëndë. Përsëri dronët luftarakë, ndërkohë që shkatërruan elementët e armikut, regjistrimi (filmimi) gjatë këtyre asgjesimeve, solli një avantazh absolut në drejtim të luftës propagandistike kundër opinionit publik.

Tashmë ushtritë e zhvilluara përpiqen të përshatsin ushtritë e tyre dhe të kuptojnë doktrinën e re luftarake të Turqisë dhe suksesin e arritur me dronët luftarakë kundër forcave asimetrike dhe konvencionale. Kurse Turqia, e cila është një hap më tutje, tashmë ka filluar prodhimin në seri të AKINCI dhe AKSUNGUR, që janë modelet superiuore të dronëve si ANKA dhe TB2. Ndërsa me teknologjinë e dronëve të armatosur Turqia shfaqet si një fuqi në rritje në rajon, ajo është e aftë të ndryshojë fatin e luftrave të rëndësisdhme si në Siri-Libi-Karabak, të cilën mund ta bëjnë vetëm superfuqitë.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit