10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

U mbajt seminari “Komuniteti, solidariteti dhe e ardhmja e përbashkët njerëzore”

Më të lexuarat

Prishtinë, më 12 mars 2023

Nën organizimin e RABITA-s dhe Këshillit Mysliman të Britanisë, në Londër u mbajt seminari i parë i liderëve myslimanë evropianë me temën “Komuniteti, solidariteti dhe e ardhmja e përbashkët njerëzore”.

Në këtë seminar, Bashkësinë Islame të Kosovës e përfaqësuan dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, dr. Islam Hasani, shefi i kabinetit të Myftiut, mr. Besim Mehmeti dhe kapelani i FSK-së, imami Agim Gashi.

Ky seminar u mbajt për të avancuar të kuptuarit dhe të zbatuarit e Kartës së Mekës në të gjithë Evropën. Gjatë këtij seminari po ashtu u diskutua edhe rreth bashkëpunimit të ndërsjellë dhe veprimit të perbashkët për implementinin e kësaj Karte.

Karta e Mekës është nënshkruar nga më shumë se 1200 dijetarë dhe studiues myslimanë nga më shumë se 139 vende të ndryshme të botës, pas konferencës ndërkombëtare të mbajtur në Meke, në maj të vitit 2019.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit