20.3 C
Pristina
Wednesday, May 29, 2024

Turqia u kërkon 16 vendeve të ekstradojnë pjesëtarët e FETO-s

Më të lexuarat

Ministria e Drejtësisë së Turqisë ka kërkuar nga 16 shtete ekstradimin e 28 personave pjesëtarë të Organizatës Terroriste FETO.

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së ka siguruar nga zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme për Juridiksionin Ndërkombëtare dhe Marrëdhëniet e Jashtme pranë Ministrisë së Drejtësisë, nga ministria janë përgatitur dosje për ekstradimin e pjesëtarëve të organizatës terroriste fetullahiste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), përfshirë edhe persona që janë arratisur jashtë vendit pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik.

Ministria u ka dërguar 16 shteteve gjithsej 31 dosje për ekstradim të përgatitura nga prokuroritë dhe gjykatat për 28 pjesëtarë të FETO-s, për të cilët është konfirmuar se jetojnë në këto shtete.

Nga Mozambiku, Kazakistani dhe Rumania është kërkuar ekstradimi i nga dy pjesëtarëve të FETO-s, ndërkohë që nga Bosnjë dhe Hercegovina, Bullgaria, Belgjika, Brazili, Maroku, Afrika Jugore, Holanda, Kirgistani, Republika Turke e Qipros së Veriut (KKTC) dhe Polonia është kërkuar ekstradimi i nga një pjesëtari të organizatës.

– Në ShBA kanë mbërritur pesë dosje

Ndërkaq, nga Gjermania është parashtruar kërkesa për ish-prokurorët Zekeriya Öz dhe Celal Kara.

Kërkesë është parashtruar edhe për ekstradimin e tetë puçistëve që u arratisën me helikopter në Greqi pas dështimit të tentativës për grusht shteti.

Nga ana tjetër, nga ShBA-të është kërkuar ekstradimi i kreut të FETO-s Fetullah Gülen dhe Emrullah Uslu, i cili në opinionin publik njihet si “Emre Uslu”. Katër nga pesë dosjet e dërguara në ShBA për Fetullah Gylen dhe Uslu, janë në lidhje me Gylenin.

– Priten zhvillime të reja lidhur me ekstradimin e Gulenit

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) para mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM), iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ku tha se me ardhjen në detyrë të Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Danëlld Tramp (Donald Trump) u kanë dërguar autoriteteve amerikane prova të reja në lidhje me ekstradimin e kreut të organizatës terroriste guleniste-struktura paralele në shtet (FETO/PDY) dhe të pjesëtarëve të tjerë të kësaj organizate që gjenden në Amerikë.

Ai ka vënë në dukje se vazhdon angazhimi i qeverisë për ekstradimin e kreut të FETO/PDY, ndërsa rikujtoi se në Amerikë e ka marrë detyrën presidenti i ri, Danëlld Tramp dhe se është emëruar edhe Sekretari i Drejtësisë.

“Me realizimin e një bisede telefonike apo të një takimi drejtpërdrejtë sa më parë që të jetë e mundur me sekretarin e ri amerikan të drejtësisë do të kemi mundësinë ti shprehim edhe njëherë sekretarit të ri se çfarë kuptimi ka për Turqinë ekstradimi i kreut të FETO/PDY-së dhe i anëtarëve të tjerë të kësaj organizate, ti përcjellim pritjet e Turqisë në lidhje me këtë çështje. Ne presim që të ketë zhvillime të reja. Pas fillimit të detyrës së administratës së Trampit kemi dërguar disa prova të reja. Në të vërtetë nga pikëpamja jonë nuk ka nevojë për prova të reja në dosje. Sepse në këtë dosje ka më shumë se sa duhet prova, në sasi dhe cilësi, që në bazë të marrëveshjeve që kemi nënshkruar mundësojnë arrestimin e përkohshëm të terroristit Gylen dhe të ekstradimit të tij. Pra nuk bëhet fjalë për mangësi të ndonjë prove”, është shprehur Bozda.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit