12.4 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Popullsia e Turqisë është 79,8 milionë banorë

Më të lexuarat

Sipas përfundimeve të Sistemit të Regjistrimit të Popullsisë në Bazë të Adresës për vitin 2016, publikuar nga Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK), popullsia e Turqisë është 79 milionë e 841 mijë e 871 banorë.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) ka publikuar rezultatet e Sistemit të Regjistrimit të Popullsisë Sipas Adresës (ADNKS) për vitin 2016.

Sipas shifrave të reja brenda një viti popullsia është shtuar me 1 milionë e 73 mijë e 818 banorë. Në vitin 2015 popullsia e Turqisë ka qenë 78 milionë e 741 mijë e 53 banorë.

Shpërndarja e popullsisë në meshkuj dhe femra është e tillë: meshkujt përbëjnë 50,2% (40 milionë e 43 mijë e 650), kurse femrat përbëjnë 49,8% të popullsisë (39 milionë e 771 mijë e 221).

Ritmi vjetor i rritjes së popullsisë nga 13,4% që ka qenë në vitin 5015, në vitin 2016 është rritur në 13,5%.

Raporti i atyre që jetojnë në zonat urbane në vitin 2016 është realizuar në 92,3%, nga 92,1% që ka qenë në vitin 2015.

Kurse për zonat rurale ky raport për vitin 2016 është llogaritur në 7,7%.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit