17.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Turqia kritikoi ashpër vendimin e Izraelit

Më të lexuarat

“Hapat e hedhura në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe duke i mos përfillur rezolutat e OKB, dëmtojnë rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme procesin e paqes”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga MPJ e Turqisë.

 

Turqia reagoi ashpër ndaj vendimit të Izraelit për ti shtuar vendbanimeve të jashtëligjshme një të re.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se “Dënojmë fuqimisht miratimin e vendimit për ndërtimin e mbi 2 mijë banesave të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar nga ana e Izraelit”.

“Këto hapa të hedhura në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe duke i mos përfillur rezolutat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), dëmtojnë rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme procesin e paqes”, thuhet në komunikatë e cilat vijon me këto fjalë: “Është detyrim ligjor dhe i ndërgjegjshëm për ti kundërshtuar këto zbatime që bëjnë shkeljen e të drejtave të domosdoshme të popullit palestinez. I bëjmë thirrje shoqërisë ndërkombëtare për ta përmbushur këtë detyrim”.

Bëhet e ditur se Izraeli prej pushtimit në vitin 1967 e këtej në Bregun Perëndimor ka ndërtuar 131 vendbanime, në Jerusalemin Lindor 10 dhe në kodrat e Bregut Perëndimor 116 vendbanime.

Në vendbanimet e ndërtuara në Bregun Perëndimor jetojnë afërsisht 500 mijë banorë, në ato në Jerusalemin Lindor 220 mijë. Izraeli synon që brenda një kohe të shkurtë numrin e banorëve në Bregun Perëndimor ta nxjerr në 1 milionë.

Sipas ligjit ndërkombëtar të gjitha vendbanimet hebreje të ndërtuara në territoret palestineze llogariten si të jashtëligjshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit