7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Tre vjet Brexit: më mirë për Britaninë apo më keq?

Më të lexuarat

Efektet e Brexit përfshijnë gjithçka nga investimet e biznesit deri te aftësia e kompanive për të punësuar punëtorë, njoftoi Bloomberg me rastin e tre vjetorit të ndarjes së Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian.

Brexit i kushton Britanisë së Madhe 100 miliardë paund në vit (114 miliardë euro) për shkak të humbjes së prodhimit, sipas ekspertëve dhe vlerësojnë se PBB-ja britanike do të ishte katër për qind më e lartë nëse Britania do të kishte mbetur në Bashkimin Evropian.

Efektet e Brexit përfshijnë gjithçka nga investimet e biznesit deri te aftësia e kompanive për të punësuar punëtorë, njoftoi Bloomberg me rastin e trevjetorit të ndarjes së Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian. Siç u tha, investimet e biznesit janë më të dobëta dhe mungesa e fuqisë punëtore është një problem gjithnjë e më i mprehtë.

Ekonomistët Ana Andrade dhe Dan Hanson besojnë se ekonomia është katër për qind më e dobët se sa mund të ishte, me investimet e biznesit që mbeten dukshëm prapa dhe mungesën e punëtorëve në BE në rritje.

Një akt i vetëdëmtimit ekonomik

“A ka kryer Britania e Madhe një akt të vetëdëmtimit ekonomik kur votoi për t’u larguar nga BE në 2016? Provat e deritanishme vazhdojnë të sugjerojnë se po”, thanë Andrade dhe Hanson. Ata gjithashtu shtojnë se përfundimi kryesor është se prishja me tregun e përbashkët të BE mund të ketë prekur ekonominë britanike më shpejt se sa pritej.

Siç u përmend, të dhënat hedhin poshtë pretendimet e kryeministrit Rishi Sunak se Brexit është një “mundësi e madhe” për Mbretërinë e Bashkuar që po fillon të materializohet, pasi përfundimi i aleancës së saj me BE-në i lejon Britanisë të krijojë porte të lira për të nxitur tregtinë dhe për të reformuar rregullat e shërbimeve financiare në favor të bankave në Londër./tesheshi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit