18.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Tiranë, arrestohet 59-vjeçari, dhunon gruan dhe vajzat; pastaj shkatërron banesën

Më të lexuarat

Kryefamiljari shkon në banesë dhe ushtron dhunë ndaj bashkëshortes e dy vajzave të tij, arrestohet nga policia. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në banesën e shtetasit Bardhok B., 59-vjeç, i cili i ka shkaktuar plagë në trup bashkëshortes së tij, shtetases V. B., 51 vjeç dhe vajzave Xh. B., 23 vjeçe e F. B., 19 vjeçe.

Dhunuesi nuk është mjaftuar vetëm me kaq, por ai ka shkatërruar edhe orenditë shtëpiake. Të detyruar nga dhuna fizike dhe psikologjike, 51-vjeçarja e ka denoncuar kryefamiljarin në polici. Pas dhënies së dëshmisë, asaj iu plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit