8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Tanku rus ‘tremb’ britanikët, ‘Economist’: Moska po trazon Ballkanin

Më të lexuarat

A ka qëllim Rusia që të trazojë Ballkanin?

Revista e njohur “The Economist” duket se ndan këtë mendim.

Sipas tyre, Rusia po luan fuqishëm në Ballkanin Perëndimor.

Së fundmi është raportuar se disa shtetas rusë kishin planifikuar vrasjen e ish-kryeministrit malazez, Milo Djukanovic, duke provokuar kështu një grusht shteti.

Rusia e kundërshton ashpër zgjerimin e NATO-s në këtë rajon.

“Ndërkohë në Serbi, kryeministri Aleksandër Vuçiç përkrah idenë e anëtarësimit në BE, por po përballet me presionin rus për të bashkëpunuar me unionin e saj Euro-Aziatik. Sipas Daniel Sunter, një analist i sigurisë në Beograd, në Serbi po luftohet një ‘betejë idesh’. Mjeti më i fortë i Rusisë janë mediat e saj në gjuhën serbe, të cilat paraqesin një univers paralel nga ajo që shihet prej rivalëve perëndimorë. Është një luftë që duket se do përshkallëzohet”, shkruan “The Economist”.

Por nuk janë vetëm ballkanasit të shqetësuar.

Mediat perëndimore prej kohësh i fryjnë ‘erës’ së luftës.

Së fundmi, Daily Mail shkruan se britanikët janë të shqetësuar nga tanku i ri rus.

Inteligjenca ushtarake britanike thotë se tanku rus është superior ndaj çdo rivali të kësaj fushe në NATO.

Tanku rus Armata është më i shpejtë, më i lehtë dhe më i ulët se rivalët perëndimorë.

Ai është i projektuar për të mbrojtur ekuipazhin në çdo betejë.

Tanku Armata, që u prezantua për herë të parë në maj të këtij viti, ka aftësinë që vetëmbushet me municion, përfshi këtu eksploziv të fuqishëm.

Tanku qëllon edhe raketa anti-tank.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit