30.8 C
Pristina
E martë, 3 Gusht, 2021

Taksë ndaj gjigandëve të teknologjisë, G7 arrin marrëveshjen historike

Më të lexuarat

Gjigandët e teknologjisë si Google, Amazon apo Facebook mund të detyrohen të paguajnë qindra dollarë taksa në vendet ku ato operojnë. Ky ndryshim në taksimin e kompanive multinacionale erdhi pas dakordësisë së shtatë prej vendeve më të zhvilluara ekonomikisht në botë, që vendosën të luftojnë shmangien e taksave nga kompanite e mëdha globale. Grupi i shtatë vendeve me të industralizuara në rang global, G7, ranë dakord për vendosjen e një takse në masë 15% ndaj këtyre korporatave. Kjo marrëveshje e arritur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Italisë dhe Japonisë mund të sjellë përfitime qindra miliardash për qeveritë e këtyre vendeve, që do t’i ndihmonte të shlyenin ndoshta dhe borxhet e krijuara përgjatë pandeminë.

Anëtarët të G7-s synojnë “të presionojnë” shtete të tjera që të veprojnë njësoj, duke përfshirë këtu edhe vende si Kina, Rusia apo Brazili.

Ministri britanik i financave Rishi Sunak tha se “marrëveshja do të reformojë sistemin global të taksave për ta bërë atë të përshtatshëm për epokën digjitale globale dhe është thelbësore për të siguruar drejtësi, në mënyrë që kompani të caktuara, të paguajnë taksat e duhura, në vendet e duhura”.

Pse duhet të ndryshojë mënyra e taksimit të kompanive shumëkombëshe si Amazon apo Facebook?

Qeveritë janë përballur prej kohësh me sfidën e taksimit të kompanive shumëkombëshe që veprojnë njëherësh në shumë vende. Kjo sfidë është rritur me lulëzimin e korporatave të mëdha të teknologjisë si “Amazon” dhe “Facebook”. Për momentin, kompanitë mund të krijojnë degë në vende që kanë norma relativisht të ulëta të taksave për koorporatat dhe t’i deklarojnë të gjitha fitimet aty. Kjo do të thotë që ata paguajnë një taksë të ulët, edhe nëse fitimet vijnë nga shitjet e bëra diku tjetër. Ndonëse kjo duket si një mashtrim, pasi kompanitë paguajnë shumë pak taksa ose gati 0, ky truk i vogël është i ligjshëm dhe shumë kompani e përdorin. Me vendimin e dakorduar unanimisht, të nxitur nga presidenti amerikan Biden, shtetet synojnë ta frenojnë këtë fenomen në dy mënyra të ndryshme:

Së pari, G7 dëshiron një normë minimale takse në nivel global. Kjo taksë mendohet të jetë përafërsisht 15% e fitimit të koorporatave. Së dyti, synohet që të vendoset një rregull që kompanitë të paguajnë taksa edhe në vendet ku shesin produktet ose shërbimet e tyre dhe jo vetëm aty ku i deklarojnë fitimet.

Sa e mundur është vendosja e kësaj takse në vendet ku kompanitë multinacionale veprojnë?

Imponimi i kësaj takse ndaj të gjithë shteteve ku kompanitë shumëkombëshe operojnë është e vështrë, pasi taksimi është një e drejtë sovrane e shteteve. Kjo do të thotë që çdo shtet vendos vetë në lidhje më këtë çështje: pra, sa do të taksojë dhe kë do të taksojë.

Megjithëse për shumë vende të rrënuara nga pandemia dhe borxhet kjo mund të jetë mundësia e tyre e artë, duhet që të gjithë shtetet ku një kompani vepron të bien dakord për një masë taksuese të njëjtë. Kjo përfshin edhe vendi si Irlanda, që janë më tepër pro vendosjes së taksave mbështetëse për bizneset.

Si do të funksionojë marrëveshja?

Rregulli për detyrimin e ndërmarrjeve shumëkombëshe të paguajnë taksa atje ku veprojnë, angazhon shtetet që të vendosin një normë minimale globale të taksave ndaj korporatave prej 15%. Të gjithë shtetët pa përjashtim do të duhet të vendosnin këtë normë taksore.

Pjesa e dytë e marrëveshjes është vendosja e kësaj takse për kompanitë globale me të paktën një marzhë fitimi shumë të lartë. Afro 15% e fitimit të tyre do të rialokohet dhe tatohet në vendet ku ata veprojnë, sipas komunikatës së G7.

Si kanë reaguar kompanitë shumëkombëshe ndaj kësaj marrëveshjeje?

Një zëdhënës i Amazon, i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters tha se se beson se ky proces, që krijon një zgjidhje shumëpalëshe, do të ndihmojë në sjelljen e stabilitetit në sistemin ndërkombëtar të taksave.

“Marrëveshja nga G7 shënon një hap të mirëpritur përpara në përpjekjen për të arritur këtë qëllim.”, tha ai.

Nick Clegg, nga zyra e komunikimeve të Facebook e përshkroi marrëveshjen si një “hap të parë të rëndësishëm drejt sigurisë për bizneset dhe forcimin e besimit të publikut në sistemin global të taksave”.

Një zëdhënës i Google tha: “Ne mbështesim fuqimisht punën që po bëhet për të azhurnuar rregullat ndërkombëtare të taksave. Shpresojmë që vendet të vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që një marrëveshje e ekuilibruar dhe e qëndrueshme të finalizohet së shpejti.”

Çfarë pritet të ndodhë?

Miratimi i marrëveshjes nga G-7 hedh bazat për një marrëveshje më të gjerë në bisedimet që mbahen në Paris mes më shumë se 140 vendeve, si dhe Ministrave të Financave të Grupit të 20-s që takohet në Venecia në muajin korrik.

 

Burimi: BBC News

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit