14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gruaja që fitoi betejën 20-vjeçare për rrënimin e kishës serbe, shtrohet në spital

Më të lexuarat

Fata Orloviq, nga Konjeviq i Bosnjës dhe Hercegovinës, e njohur si gruaja që fitoi betejën 20-vjeçare për rrënimin e kishës serbe, u shtrua në spital në Klinikën për Sëmundjet e Mushkërive.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Qendrës Klinike në Tuzla, raporton N1.

Gjatë konfliktit të vitit 1990 në Bosnje dhe Hercegovinë, u ndërtua paligjshëm një kishë në pronën e saj.

E kjo kishë u shemb me 5 qershor pas 20 vjetëve betejë ligjore.

Orloviq ka thënë se tashti pas rrëzimit të kishës, në vendin ku ishte “shenjtorja” do të mbjellë lule.

“Kur të bëhen lulet, dhe kur të jetë dita e mirë, do të dal aty dhe do të pi kafe. Le ta shohim të gjithë se si po kënaqem duke e shijuar drejtësinë”, ka thënë ajo.

“E more biri im, pas gati 30 vjetëve, sot e shijova kafenë më të mirë në jetë”, tha ajo, transmeton Novosti.

“Pas kaq shumë viteve fitoi drejtësia. Kur sot u zgjova nga gjumi dhe dola në terasë, para shtëpisë sime nuk dukej kisha… E pashë krejt zonën Kornjeviq-Polje dhe m’u duk se e pashë krejt botën”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit