17.7 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Ta mori Ukashe – Hadith

Më të lexuarat

Ta mori Ukashe – Hadith

Thotë profeti Muhamed a.s:“Mu paraqitën popujt dhe pashë profetë me një turmë njerëz pas. Pashë të tjerë me dhjetë persona, të tjerë me pesë, të tjerë me dy, të tjerë me një dhe të tjerë me asnjë njeri. Më pas mu shfaq një turmë e  madhe dhe thashë: O Xhibril! A ky është umeti im?”
Ai më tha:” Jo, ky është umeti i Musait a.s, por shiko në horizont!”
Atëherë do të shoh një turmë edhe më të madhe se e para dhe do të thërras:”Ky është umeti im, ky është umeti im!”
“Po” – do të më thuhet – ky është umeti yt. Prej tyre shtatëdhjetë mijë do të hyjnë pa llogari në xhenet.”
Një nga myslimanët, Ukashe, ngrihet në këmbë dhe i thotë Profetit a.s:”Lute Zotin të jem një prej tyre o i dërguar i Allahut.”
Profeti a.s i tha:”Ti je një prej tyre.”
Menjëherë një burrë i dytë u ngrit dhe i tha:”Lute Zotin që edhe unë të jem një prej tyre o i dërguar i Allahut.”
Profeti a.s iu përgjigj:”Ta mori Ukashe.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit