3.7 C
Pristina
E martë, 20 Prill, 2021

Kinë, 111 të vdekur nga përmbytjet

Më të lexuarat

Prej ditësh Kina Lindore është përfshirë nga stuhi me reshje të dendura të shiut, që sipas autoriteve vendase nuk janë regjistruar që prej 60 vjetësh.

Reshjet e mëdha të shiut vijojnë të shkaktojnë probleme kryesisht në Pekin dhe rajonet përreth. Kanalizimet u bllokuan dhe uji vërshoi në shumë rrugë duke paralizuar lagje të tëra të kryeqytetit. Vetëm në Pekin, medias shtetërore njoftoi për 37 persona të vdekur, ndërsa në gjithë zonat e prekura nga reshjet e mëdha, numri i viktimave shkon në 111.

Grupet e emergjencës dhe mijëra ushtarë janë përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa po punohet masivisht edhe për zhbllokimin e rrugëve të kryeqytetit nga makinat e bllokuara mes baltës së lënë pas nga shirat e rrëmbyeshëm.

Ndërkohë, zyrtari i parë i partisë komuniste në Pekin dha dorëheqjen nga posti i tij e bashkë me të edhe zëvendësi i tij. Mediat ndërkombëtare njoftojnë se dorëheqja e dy zyrtarëve të lartë lidhet me keqmenaxhimin e situatës emergjente të shkaktuar nga reshjet e shiut. Por media shtetërore në Pekin njoftoi se dorëheqja ishte në kuadër të rotacionit politik në radhët e partisë./tch/kohaislame

Artikulli paraprakSulmo e ik
Artikulli tjetërFyle: Balkanluks s`është ideja ime
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit