3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

SITUATA NË VERI TË KOSOVËS SOT E QETË

Më të lexuarat

Përkundër situatës së tensionuar në veri të Mitrovicës, gjendja vazhdon të mbetet e qetë….

Sipas zyrtarit për informim të Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti nata ka kaluar e qetë dhe nuk janë shënuar incidente që do të rrezikonin situatën e përgjithshme të sigurisë.

Ndërkaq sot në veri të Mitrovicës është paralajmëruar një tubim elektoral ku pritet të marrin pjesë kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Tomisllav Nikolliq dhe zëvendësi i tij, Aleksandar Vuçiq.

Tomisllav Nikoliq është kandidat për president në zgjedhjet që Serbia ka shpallur për datën 6 maj. Zëdhënësi i policisë Besim Hoti tha se policia ka informacione jozyrtare për mbajtjen e këtij tubimi elektoral.

Gjendja e krijuar në Mitrovicë, pas vrasjes së Silver Haradinajt në banesën e tij nga ekstremistët serbë, do të jetë temë qëndrore edhe e një takimi të paralajmëruar ndërmjet kryetarit të Mitovicës, Avni Kastrati dhe përfaqësuesve të KFOR-it dhe EULEX-it./rtk/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit