7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Siri: Nga bombat me fuçi u vranë dhe u plagosen mbi 4.000 njerëz në Aleppo (VIDEO)

Më të lexuarat

Siri: Nga bombat me fuçi u vranë dhe u plagosen mbi 4.000 njerëz në Aleppo në dy javët e fundit.

Të paktën 853 vetë u vranë në një seri sulmesh nga të ashtuquajturat bomba fuçi nga forcat e regjimit kriminel në dy javët e fundit, sipas grupeve për të drejtat e njeriut me bazë në Britani, transmeton Anadolu Agency.

Vetëm 6 prej tyre ishin të armatosur, dhe pjesa tjetër ishin civilë, përfshirë 221 fëmijë dhe 119 gra.

Rrjeti sirian për të drejtat e njeriut (SMLJP) ka thënë se forcat e regjimit hodhën të paktën 508 fuçi bomba në Aleppo në mes 28 janarit dhe 14 shkurtit duke vrarë mbi 800 dhe duke plagosur më shumë se 3 200 persona. Mesatarisht, në sulme në ditë janë vrarë 90 vetë.

Ekziston frika se numri aktual i të vdekurve është shumë më i madh, sepse shumica e viktimave ende janë të varrosur nën rrënoja dhe nuk janë nxjerr, tha SMLJP në raport.

Dje aktivistët kanë postuar video incizime si pasojë e sulmeve brutale ajrore në shkollën e fëmijëve në Dera Muzajrib në krahinën Dera ku u vranë shumë persona duke përfshirë edhe fëmijë disa prej tyre që janë prerë në gjysmë.

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/gwH6O9o-mlY” frameborder=”0″ allowfullscreen]
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit