4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Myftiu Tërnava: Kërkon disiplinë dhe më shumë punë nga imamët e BIK-ut

Më të lexuarat

“Disiplina të filloj nga udhëheqësit-kryetari e krye-imami, pastaj të vazhdoj tek administrata në të gjithë këshillat” u është drejtuar Tërnava në një fjalim të mbajtur në Medresenë “Alaud-di”n ën Prishtinë para administratës së BIK’ut.

“Është koha që në kuadër të BIK të respektohet hierarkia, të shihen kompetencat, dhe të respektohet autoriteti më i lartë, të respektohet Kushtetuta e BIK”, u është drejtuar Myftiu Tërnava administratës së tij.

Tërnava është fokusuar te respektimi i Kushtetutës së BIK’ut. Ai madje në pjesë të mirë të fjalimit ia ka kushtuar rikujtimit të kompetencave dhe hierarkisë në strukturën organizative.

“E dini mirë, që BIK e përfaqëson, e prezanton para institucioneve jashtë e brenda si dhe para opinionit e besimtarëve Myftiu i Kosovës. Është obligim i tij kushtetues përfaqësimi i besimtarëve…Nuk është e drejtë që udhëheqësit lokal, administrata apo imami të flasin e të deklarohen para Myftiut, apo një gjë të tillë ta bëjmë pas deklarimit të Myftiu. Myftiu nuk ka nevojë që t’i paraprini ju në opinion, por as nuk ka asnjë nevojë që të bëni fushatë më një çështje që është deklaruar Myftiu”, u është drejtuar Tërnava administratës së tij.

Në këtë fjalim ai ka thënë se nuk është hiq i kënaqur me punën e imamë kosovarë në fushën e mësim-besimit.

Gjatë këtij takimi myftiu informoi për të arriturat e Bashkësisë Islame të Kosovës, sfidat me të cilat po ballafaqohet ky institucion dhe planet të cilat parashihen të realizohen në të ardhmen.
Myftiu Ternava poashtu dëgjoi brengat dhe sygjerimet të cilat u diskutuan nga të pranishmit, me qëllim të avansimit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit