15 C
Pristina
E shtunë, 15 Maj, 2021

A e dini se bujaria i’u mbron zemrën?

Më të lexuarat

Bujaria, një virtyt që Zoti ua rekomandoi besimtarëve dhe që të Dërguarit e tij ishin njerëzit më bujar dhe të cilët e nxitën bujarinë tek njerzit. Bartja e këtij virtyti të vlerësuar lartë me shpërblimin në botën tjetër, me shtim mirësish në këtë botë dhe me rolin e jashtëzakonshëm në shoqërinë njerëzore, sjell edhe dobi personale në jetën e kësaj bote në personin që bart këtë virtyt. Për këtë shumë shkenctarë kan ndërmarrë shumë studime në këtë fushë, ja rezultatet e njërit prej tyre.

Bujaria jo vetëm e “ngroh” zemrën, por ajo iu ndihmon edhe te jetoni me gjate. Shkencëtaret kane analizuar ndikimin e altruizmit tek shëndeti fizik i 106 adoleshenteve. Ata u ndanë ne dy grupe. Te pareve iu kërkua te merreshin një here ne jave me aktivitete jashtë shkollore qe lidheshin me ndihmën ndaj fëmijëve ne nevoje. Ata duhet t’iu vizatonin, t’i ndihmonin me detyrat, etj, për një semestër te tere. Grupi i dyte duhet te priste semestrin e dyte për te bere këto aktivitete bamirësie.
Gjate kësaj kohe, studiuesit maten treguesin e masës trupore (IMC), kolesterolin si dhe panë gjendjen e tyre morale, humorin, etj.
Ndjeshmëria i bën mire IMC-se
Krahasimi i dy grupeve te nxënësve solli disa përfundime te rëndësishme. Grupi i pare kishte nivel kolesteroli dhe IMC me te ulet sesa grupi i dyte. Mirësia dhe bujaria luanin rolin e antidepresivit, sillnin me shume eufori dhe kjo pasohej me sekretim te serotonines.

“Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet.” {Bekare: 261}

Ibnu Abbasi r.anhuma thotë: “I Dërguari i All-llahut ishte njeriu më bujar, në mënyrë të veçantë kur i vinte Xhibrili a.s. Xhibrili a.s. i vinte Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në Ramazan, çdo natë dhe me të studi-onte Kur’anin. Vërtet kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. takohej me Xhibrilin, ishte më bujar në veprat e mira sesa era që sjell shiun.”  (Muttefekun alejhi)/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit