Si veprohet me një mus’haf vakfi që nuk mund të lexohet më?

Më të lexuarat

Çfarë duhet bërë me mus’hafin e vakfuar që nuk mund të përdoret më?

Në disa raste ndodh që një mus’haf (Kuran) të jetë lënë vakf (dhuratë e përhershme për dobi të përgjithshme) në një xhami me qëllim që të lexohet nga njerëzit, por me kalimin e kohës bëhet e pamundur për të përfituar prej tij, për shkak të dëmtimeve apo arsyeve të tjera.

Nëse ekziston mundësia që ky mus’haf të riparohet dhe të vihet sërish në përdorim, atëherë kjo është zgjidhja më e mirë. Mirëpo, nëse riparimi nuk është i mundur, por letra e tij ende ka vlerë dhe mund të shitet, atëherë lejohet që të shitet dhe me të hollat e fituara të blihet një mus’haf tjetër, i ngjashëm me të, për të vazhduar vakfin dhe dobinë e tij. Kjo konsiderohet detyrë nëse është e mundur.

Nëse as kjo nuk mund të realizohet dhe nuk ka më mënyrë për të përfituar nga ai mus’haf, atëherë lejohet që të asgjësohet, sipas mënyrave të përmendura në literaturën islame, si djegia ose groposja, për ta ruajtur shenjtërinë e fjalës së Allahut.


Nga Fehd ibn Jahja el Umari – ” Furnizimi i lexuesit të Kuranit”

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit