Mexhlise meditimi mbi Kuranin (xhuzi i tretë) – Hoxhë Bekir Halimi
Meditimi mbi disa ajete të Xhuzit të tretë
﴿ وَاتَّقُوا اللَّهَ وَاعلَموا أَنَّ اللَّهَ مَعَ المُتَّقين﴾ [البقرة: ١٩٤[
“… dhe kini frikë nga All-llahu e ta dini se All-llahu është me të devotshmit”. (El-Bekare: 194).
1- Me devotshmëri arrihet prania e veçantë e Allahut, kurse njeriu që ka Allahun me vete, ai sigurisht se do e arrijë lumturinë e përhershme.
﴿يا أَيُّهَا الَّذينَ آمَنوا لا تُبطِلوا صَدَقاتِكُم بِالمَنِّ وَالأَذى﴾ [البقرة: ٢٦٤]
“O besimtarë! Mos i çoni dëm lëmoshat tuaja duke ua kujtuar ato (atyre që ua keni dhënë) dhe duke fyer,…”. (El-Bekare: 264).
2- T’ia përmendësh dikujt një lëmoshë që ia ke dhënë edhe ta fyesh e ofendosh më pas, e asgjëson atë lëmoshë. Ky fakt është argument se një vepër e mirë mund të shlyhet nga një vepër e keqe! Kujdes! (Ibën Kajimi).
﴿زُيِّنَ لِلنّاسِ حُبُّ الشَّهَواتِ مِنَ النِّساءِ وَالبَنينَ﴾ [آل عمران: ١٤]
“Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët,…”. (Ali Imran: 14).
3- E filloi me gratë sepse fitneja me to është më e fuqishme, ashtu siç edhe ka thënë Pejgamberi, ﷺ :
” ما تركت بعدي فتنة أضر على الرجال من النساء ”
“Nuk kam lënë pas meje fitne më të dëmshme për burrat se sa gratë”. (Buhariu). (Imam Ibën Kethiri).
{فَنَادَتْهُ الْمَلَائِكَةُ وَهُوَ قَائِمٌ يُصَلِّي فِي الْمِحْرَابِ } [آل عمران: ٣٩]
“E ndërsa lutej në këmbë, në faltore, engjëjt e thirrën (Zekerijan):…”. (Ali Imran: 39).
4- Aty ku adhurohet Allahu aty vjen përgjigja e lutjeve. (Revaiul-Kuran).
{إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا وَمَاتُوا وَهُمْ كُفَّارٌ فَلَن يُقْبَلَ مِنْ أَحَدِهِم مِّلْءُ الْأَرْضِ ذَهَبًا وَلَوِ افْتَدَىٰ بِهِ ۗ } [آل عمران: ٩١]
“Nuk ka dyshim se atyre që e mohojnë besimin dhe vdesin mosbesimtarë, nuk do t’u pranohet asnjë shpërblesë, edhe sikur ajo të ishte sa e tërë toka e mbuluar me ar….”. (Ali Imran: 91).
5- Në Ditën e Kiametit asgjë nuk e shpëton njeriun nga zjarri i xhehenemit përpos veprave të mira, kurse pasuria, sado e madhe që të jetë, ajo nuk i bën asgjë dobi.
(Aplikacioni Ayah).
Es-Selamu Alejkum Ju paraqesim videon e radhës nga AUDIONUR, e lusim Allahun (Subhanehu we te’ala) që të kemi dobi nga kjo që ndëgjojmë .
Shpërndajeni …
Burimi
