22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

SI TA DICIPLINOSH VETEN TËNDE?

Më të lexuarat

Padyshim se hapi i parë në diciplinimin dhe edukimin e vetes tënde është që të pranosh se ke mangësi dhe je fajtor.

Ai i cili e pranon se ka mangësi vetëmse ka nisur në rrugën e diciplinimit të vetes së tij dhe durimi në vazhdimin e kësaj rruge është çelësi drejt suksesit. Është shenjë pozitive kur njeriu pranon se ka gabuar dhe njëkohsisht Allahu e don robin kur ai pranon se ka gabime dhe kërkon falje, pasiqë çdo lloj tranzicioni prej negativi në pozitiv është gjë e kërkuar dhe e falënderuar. Thotë Allahu (subhanehu ue teala): “Me të vërtetë Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, përderisa ata nuk e ndryshojnë vetë”. (er Ra’d 13)

Pra çdokush i cili mundohet të ndryshojë, Allahu do t’i ndihmoj atij të ndryshohet. Secili është përgjegjës për veten e tij individualisht dhe secili do të jep përgjegjsi individualisht. Thotë Allahu: “S’ka gjë në qiej dhe në tokë përveç se vjen tek Mëshiruesi sikurse rob.Sigurisht Ai e din gjithsecilin prej tyre dhe i ka numëruar saktësisht. Dhe secili prej tyre në Ditën e Kijametit, do të dalë i vetëm para Tij”. (Merjem 93-95)

Dëshira për ndryshim duhet të ekzistoj tek secili prej nesh, a nuk e din vallë tregimin e gruas së Pejgamberit Lut dhe Nuh (alejhima es selam) të cilët ishin të dërguar të Allahut dhe jepnin çdogjë që kishin në dispozicion për udhëzimin e grave të tyre dhe për të ndryshuar pozitivisht. Mirëpo nga ana e grave të tyre nuk pati interesim për ndryshim dhe vdiqën si qafira. Thotë Allahu për ata dyja: “Hyni në Zjarr me ata që hyjnë”. (et Tahrim 10)

Mirëpo nga ana tjetër është gruaja e Faraonit e cila, edhepse ishte anëtare e shtëpisë së më të shfrenuarit, Allahu atë grua e lavdëroi dhe e prezentoi atë në Kur’an si shembull e cila e diciplinoi veten e saj.

Disa mënyra se si muslimani mund ta diciplinoj veten e vet

  1. Me adhurim ndaj Allahut duke mbajtur kontakt të vazhdueshëm me Të. Kjo bëhet nëpërmjet kushtimit kujdes ndaj namazeve obligative dhe kryerjen e adhurimeve vullnetare.
  2. Me lexim Kur’ani duke e kuptuar domëthënien e ajeteve.
  3. Me lexim të librave të dobishëm që tregojnë mënyrat se si pastrohen zemrat, siç janë librat e ibn Kajjim el Xheuzit.
  4. Me prezentim në programe edukative dhe në ligjërata të dobishme.
  5. Me shfrytëzimin e kohës në gjëra të dobishme për këtë botë dhe tjetrën.
  6. Shoqërohu me shokë të devotshëm të cilët mund të të ndihmojnë dhe as mos e izolo tepër veten tënde, sepse Allahu e ka krijuar njeriun si qenie shoqërore.
  7. Mundohu që të praktikosh çdogjë të dobishme që e mëson.
  8. Llogarite ndonjëherë veten tënde se çka ke bërë.
  9. Ki besim në veten tënde dhe mbështetu në Allah, sepse pa vetëbesim s’mund të veprosh.
  10. Qorto veten tënde për atë që ti nuk vepron për Allahun aq sa duhet dhe aq sa ke mundësi.
  11. Praktiko nga ndonjëherë tërheqje dhe izolim siç ka përshkruhet me Sheriat. Mos e përzi veten tënde me njerëz çdoherë, por ndonjëher kalo kohë në vetmi dhe adhuroe Allahun siç duhet.

 

Përktheu: Enis Arifi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit