8.2 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Si ndodhi zhvillimi i qytetërimit islam?

Më të lexuarat

Pyetja:

Si ndodhi zhvillimi i qytetërimit islam?

***

Përgjigja:

Asambleja solli në kujtesë edhe shpalljen botërisht nga ana e Pejgamberit [ﷺ] e të drejtave të njeriut në Hutben e tij të Lamtumirës, si dhe duke u bazuar në dritën e teksteve kuranore dhe ato profetike që janë kushtetuta islame, siç është fjala e Allahut të Lartësuar:

Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën.” (En-Nahl: 90)

dhe fjalën e Tij:

“O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja.” (En-Nisa: 59)

Vendosi si më poshtë:

Së pari: Duhet të ecet në rrugën e ngritjes së qytetërimit islam, sepse kjo jep myslimanëve mundësinë të rikthejnë rolin e tyre historik dhe të paraqesin mesazhin human që ata mbartin për tëshpëtuar botën nga errësirat e tiranisë materialiste.

 

Së dyti: Rruga e kurimit të prapambetjes, nga e cila vuan umeti islam, duhet jetë kthimi i sinqertë te feja e drejtë, sepse gjendja e rëndë në të cilën jetojnë myslimanët vjen si shkak i braktisjes së mësimeve islame dhe imitimit të sistemeve pozitiviste.

Së treti: Qasja islame ndaj qytetërimit ngrihet mbi një plan të qartë e të konsoliduar dhe që çliron shoqëritë e vendet islame nga dominimi, varësia dhe prapambetja.

Së katërti: Të kuptuarit e mirë të Islamit, serioziteti në vënien në zbatim të dispozitave të tij, zbatim i plotë dhe i ekuilibruar i tij, janë një domosdoshmëri për suksesin e projektit të rilindjes islame.

Së pesti: Duhet të konsolidohet parimi i Shuras, në aspektin teorik dhe atë praktik, duke vënë kështu në zbatim fjalën e Allahut të Madhëruar: “dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme.” (Al-imran: 159)

“dhe këshillohen për punët e veta me njëri-tjetrin” (Esh-shura: 38)

si dhe duke u nisur nga fakti se Shura është një nga themelet e forta mbi të cilat ndërtohet shteti i Islamit.

Së gjashti: Legjitimiteti i ndarjes ndërmjet pushteteve: pushteti ekzekutiv, legjislativ dhe ai gjyqësor, ashtu siç janë stabilizuar pas epokës së shpalljes hyjnore ligjore, dhe kjo duke u mbështetur tek praktika e Pejgamberit [ﷺ] në veprimtarinë e tij të larmishme ndërmjet të qenit sjellës i mesazhit hyjnor, të qenit burrë shteti dhe gjykatës.

Së shtati: Njohja e së drejtës së shtetësisë duke përfshirë këtu edhe jomyslimanët, në përputhje me rregullat ligjore islame të reciprocitetit ndërmjet të drejtave dhe detyrimeve.

Së teti: Pjesëmarrja e gruas në aktivitetet publike, për aq sa nuk cenohen dispozitat e veçanta të ligjit islam për të

Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat” (Et-teube: 71)


Së nënti:
 Detyrimi për të iniciuar çlirimin nga fenomenet negative në të cilat jetojnë myslimanët, në mënyrë që të bëhet e mundur kapërcimi i sfidave me të cilat ata përballen, siç janë:

a) Fanatizmi medhehebor, i cili bëhet pengesë përpara lëvizjes ripërtëritëse fetare të kontrolluar e të moderuar.

b) Ekstremizmi në ide dhe në sjellje, ai që shkakton probleme në shoqëri dhe nga i cilin lindin edhe lëvizjet ekstremiste.

c) Ateizmi apo afetarizmi i cili refuzon lidhjen në mes fesë dhe jetës.

d) Njohja e njëanshme (e pjesshme), gjë kjo që e izolon njeriun nga njohja e dimensioneve reale të çështjeve.

e) Mos njohja e vlerës së kohës dhe pasoja që kjo lë në dështimin dhe prapambetjen e myslimanëve.

 

Asambleja gjithashtu sugjeron si më poshtë se:

a) Hapi i parë në përpjekjet edukuese konstruktive për formimin e personalitetit të myslimanit, për rikthimin e rolit të qytetërimit islam dhe kontributit të tij në qytetërimin njerëzor duhet të jetë: forcimi i besimit dhe shtimi i veprave të mira.

b) Duhet theksuar vazhdimisht fakti se qasja islame ndaj qytetërimit ngrihet mbi konsolidimin e vlerave morale islame në shoqëri.

c) Ne vlerësojmë lartë rrugëtimin e shtetit Malejzianë për vënien në jetë të projektit të tij në ndërtimin e qytetërimit islamit si dhe ftesën e tij për zhvillimin e një konference akademike ndërkombëtare, për të bërë të qartë të vërtetat e qytetërimi islam dhe përmbajtjen e mesazhit të tij të përjetshëm.

Rezultatet e kësaj konference akademike duhet të shihen nga mendimtarët dhe udhëheqësit e vendeve islame.


Allahu e di më së miri.

Përmblodhi: Asambleja e Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam
Vendimi nr. 163 (1/18)
Përktheu: Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë

—————————-

Burimi: http://www.fiqhacademy.org.sa/Malaysia-q18.pdf

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit