10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Si ndihen emigrantët në Gjermani?

Më të lexuarat

A urrehen të huajt në vendin që ka nevojë aq shumë për ta?

Një sondazh i kryer në të gjithë Gjermaninë tregoi se shumë emigrantë përjetuan një formë diskriminimi vitin e kaluar për shkak të përkatësisë etnike ose fetare, raporton Anadolia.

Hulumtimi nga Fondacioni Bertelsmann tregoi se numri i incidenteve të diskriminimit racor u rrit vitin e kaluar, pavarësisht përmirësimeve në ndërgjegjësimin e publikut për këtë problem.

Rreth 35 për qind e emigrantëve thanë se kishin përjetuar sjellje raciste dhe diskriminim në jetën e tyre të përditshme për shkak të emrave që tingëllojnë të huaj, mënyrave të të folurit ose përkatësisë etnike.

Rreth 28 përqind e emigrantëve thanë se u përballën me diskriminim dhe u trajtuan në mënyrë të padrejtë për shkak të fesë ose besimeve të tyre.

Problemi i racizmit në Gjermani

Sipas raportit, komuniteti mysliman në Gjermani është veçanërisht i prekur nga diskriminimi.

Rreth 72 për qind e muslimanëve të anketuar thanë se përjetonin diskriminim racor “shumë shpesh” ose “kohë pas kohe” në jetën e tyre të përditshme.

Sondazhi tregoi se ka një rritje të shqetësimit të publikut për problemin e racizmit në Gjermani dhe mbështetja për masat kundër diskriminimit racor dhe pabarazisë është rritur gjithashtu.

Rreth 70 për qind e gjermanëve të anketuar thanë se besonin se qeveria “duhet të bëjë shumë më tepër” për të siguruar trajtim të barabartë të njerëzve me prejardhje migrante. Në vitin 2008, vetëm 43 për qind e gjermanëve shprehën mbështetje për masa të tilla. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit