Si mund të tolerojë Amerika neo-nazistë të tillë?

Më të lexuarat

Kur dehumanizimi i dy miliardë myslimanëve kthehet në mjet politik, heshtja e Uashingtonit pushon së qeni diplomaci dhe shndërrohet në bashkëfajësi morale

E gjithë bota është tronditur nga deklaratat e fundit të kongresmenit republikan të Floridës, Randy Fine, i cili përmes postimeve në mediat sociale ka shfaqur një nivel të tillë fanatizmi që rrallëherë është parë në institucionet demokratike.

Fine, amerikan me origjinë hebreje, deklaroi pa asnjë mëdyshje se “zgjedh qentë në vend të njerëzve myslimanë”, teksa edhe më herët ka bërë thirrje të hapura për “shkatërrimin” e myslimanëve.  Kjo retorikë dehumanizuese nuk është thjesht një fyerje për besimtarët, por një sulm direkt ndaj esencës së qenies njerëzore.

Si mundet Amerika, vendi që pretendon se është feneri i lirive dhe i të drejtave universale, të tolerojë brenda legjislativit të saj individë që përdorin një gjuhë që të kujton periudhat më të errëta të historisë njerëzore? Kur një përfaqësues i partisë në pushtet, guxon të barazojë një të katërtën e popullsisë së botës me kafshët, ai nuk po bën politikë. Po instalon një formë të rrezikshme të “neo-nazizmit” modern në zemër të SHBA-së.

Të trajtosh mbi dy miliardë njerëz si një turmë pa të drejta, pa pafajësi dhe pa dinjitet, është manifesti i një urrejtjeje që nuk njeh kufij. Ky qëndrim është i papranueshëm dhe tejet kritik.

Nuk mund të ketë asnjë ekuilibër diplomatik apo liri shprehjeje kur një zyrtar i lartë fyen hapur një besim të tërë, duke i zhveshur njerëzit nga cilësia e tyre njerëzore. Kjo gjuhë është pikërisht baza mbi të cilën janë ngritur gjenocidet dhe masakrat më të tmerrshme në histori.

Heshtja e administratës Trump dhe e kolegëve të tij përballë kësaj islamofobie të egër dhe të papenduar është një bashkëfajësi që njollos moralin e Amerikës në syrin e botës. Si mundet një superfuqi të flasë për vlera, kur lejon që nga zyrtarët e saj më të lartë të rrjedhë një lumë i tillë urrejtjeje?

Amerika duhet të spastrojë radhët e saj nga këta elementë që njollosin flamurin e saj me ngjyrat e racizmit dhe dehumanizimit. Nëse ky “neo-nazizëm” i veshur me kostum zyrtar tolerohet, atëherë faji nuk mbetet vetëm te Randy Fine, por te një sistem që po humbet busullën morale, duke u bërë strehë për ideologji që njerëzimi mendonte se i kishte mposhtur dekada më parë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit