6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Si është dispozita e shqiptimit të nijetit (qëllimi, vendosjes) me gojë?

Më të lexuarat

Pyetja:

Si është dispozita e shqiptimit të nijetit (qëllimi, vendosjes) me gojë?

***

Përgjigjja:

Resulullahu ﷺ, ka thënë: “Veprat janë sipas nijetit, dhe secilit i takon ajo që ka vendosur.” [1]
Vendi i nijetit është zemra dhe nuk ka nevojë për shqiptim, kur të nrihesh për të marrë abdest, kjo është nijet dhe nuk ka mundësi që një njeri me mend i padhunuar që të bëjë ndonjë vepër e të mos ketë ndonjë nijet. Për këtë pra, disa dijetarë kanë thënë: “Sikur të na kishte detyruar Allahu me ndonjë vepër që duhet të bëhet pa nijet, kjo do të ishte ngarkim sa nuk mundemi.”

Po ashtu nuk ka ndonjë transmetim nga Resulullahu ﷺ, apo nga shokët e tij se ata e kanë shqiptuar nijetin. Ata që e shqiptojnë nijetin, ose e bëjnë nga padituria ose duke pasur ndonjë dijetar që u ka thënë ashtu, të cilët kanë thënë se duhet të shqiptohet nijeti, ashtu që të vijë në pëlqim zemra me gjuhën.

Ne u themi se ky mendim nuk është i vërtetë, e sikur të ishte gjë e ligjëshme (e pranuar me sheriat), do t’i sqaronte Resulullahu ﷺ, ummetit të tij,me fjalë apo me veprën e tij.

Allahu na dhashtë suksese.

Shejh Uthejmini, Kushtet e Fesë fq. 275

——————————————-

[1] Buhariu (1); Muslimi (1907).

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit