8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Si duhet të jetë raporti i përditshëm i muslimanit me Kuranin?

Më të lexuarat

Muslimani duhet që ta lexojë shumë Kuranin dhe sidomos gjatë Ramazanit. Është e njëjtë, e lexon të gjithin atë përmendësh apo duke e lexuar nga Mus’hafi, apo mëson (përmendësh) diçka prej tij. Ai lexon prej Kuranit aq sa ka mundësi.

Ai nuk duhet ta privojë veten e tij (duke mos lexuar), porse duhet të lexoi aq sa ka mundësi prej Kuranit, duke e përsëritur atë, duke e medituar atë sepse në të ka mirësi, ka dritë dhe udhëzim.

Porse ai i cili ia kthen shpinën Kuranit, ai ka humbur.

وَمَنْ أَعْرَضَ عَن ذِكْرِي فَإِنَّ لَهُ مَعِيشَةً ضَنكًا وَنَحْشُرُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَعْمَى قَالَ رَبِّ لِمَ حَشَرْتَنِي أَعْمَى وَقَدْ كُنتُ بَصِيرًاقَالَ كَذَلِكَ أَتَتْكَ آيَاتُنَا فَنَسِيتَهَا وَكَذَلِكَ الْيَوْمَ تُنسَى

“Por kushdo që i kthen shpinën mesazhit Tim, padyshim që për të do të ketë jetë të vështirë dhe Ne do ta ngremë të verbuar në ditën e ringjalljes. Ai do të thotë: “O Zoti im! Përse më ke ngritur mua të verbër, ndërsa e kam pasur shikimin më parë? (Allahu) do t’i thotë: “Kështu të erdhën ajetet Tona (shenjat, vargjet, provat) ty, por ti nuk i përfille ato, kështu që këtë ditë ti do të lihesh pas dore.” 1

Muslimani nuk e lë pas dore Kuranin, porse duhet të jetë i lidhur me të, duke lexuar çdo ditë prej tij aq sa ka mundësi. Nëse ai e lexon të gjithë Kuranin, nuk ka dyshim se kjo është më e mira dhe ka shpërblime të mëdha. Nëse ai lexon diçka prej tij, shpërblehet për aq sa ka lexuar.

Muslimani nuk ia privon vetes së tij leximin e Kuranit.”


1 Ta-Ha 20:124-126

Imam Salih Ibn Feuzan El-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205838

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit