19.1 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Shlyerja e borxhit – Nga kategoritë që meritojnë zekatin – Justinian Topulli

Më të lexuarat

*Shlyerja e borxhit*

Një nga tetë kategoritë të cilët Allahu ka përmendur në Kuran, nga ata që meritojnë zekatin janë dhe borxhilinjtë.

Dhe me borxhlinj këtu nuk ka për qëllim vetëm ata që janë të varfër dhe nevojtar, sepse ata janë kategori më vete, por ata të cilët janë detyruar për një hall që u ka rënë të marrin borxh, sidomos borxhlinjtë të cilët nuk futen për interesat e tyre në borxh, por për punë të hajrit dhe projekte islame të cilat për shkak se fondet mbetetën paplotësuar detyrohen t’i mbyllin ato me borxhe.

Dhe borxhi është përgjegjësi e rëndë për njeriun, ndaj kanë ardhur hadithe ku Profeti (alejhi salatu ue selam) i lutej Allahut ta mbronte nga rëndesa e borxhit, hadithe që tregojnë sesi borxhi nuk tolerohet në ahiret dhe hadithe që flasin për shpërblimin e madh të atij që ia lehtëson borxhliut etj.

Borxhi shpesh të përul dhe të bën të ndjehesh i poshtëruar para njerëzve ndaj dhe largimi i këtij halli për muslimanin ka shpërblim të madh tek Allahu.

*”Kush ja lehtëson muslimanit një hall nga hallet e kësaj bote, Allahu i lehtëson atij një hallet e Ahiretit.”*

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit