7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Shkëmbim mesazhesh edhe pa internet, WhatsApp sjell risitë e 2023

Më të lexuarat

Whatsapp ka planifikuar ndryshime të mëdha  për aplikacionin dhe një prej tyre është tashmë aktiv. WABetaInfo ka bërë të ditur disa nga risitë që do të shihni në aplikacionin e mesazheve.

Si fillim, mund të vijoni të dërgoni mesazhe nëse interneti është bllokuar nga sulmet kibernetike apo agjencitë qeveritare duke përdorur një server të brendshëm, (Proxy). Mjafton të hyni në menunë e aplikacionit, shkoni në Storage and Data>Proxy dhe aty mund ta aktivizoni.

Së shpejti, nëse ndryshoni celularin nga iOS në Android, bisedat tuaja mund të transferohen lehtësisht. Në Korrik 2022, platforma aktivizoi kalimin e historikut të mesazheve nga Android në iOS dhe tashmë po bën të anasjelltën që përdoruesit të mos humbasin asnjë bisedë.

“Mesazhet e ruajtura”. Tashmë të gjjithë njihen me opsionin “Disappearing Messages” i cili lejon vendosjen e një ‘afati skadence’ për bisedat të cilat fshihen automatikisht pas përfundimit të tij. Një mesazh i ruajtur do të qëndrojë i tillë përkohësisht, nuk do të fshihet automatikisht dhe çdo bisedues mund ta shohë. Por përdoruesit kanë ende kontroll mbi të, mund ta heqin shenjuesin e mesazhit dhe ai fshihet përfundimisht.


Regjistrimi i video-telefonatave nuk do të jetë më i disponueshëm. Imazhet dhe videot që dërgohen me opsionin “View Once” kanë frymëzuar këtë risi që nuk do të lejojë më regjistrimin e video-thirrjeve për të shmangur çdo cenim privatësie.
Përditësimet e statusit në WhatsApp do të mund të raportohen në rast se përdoruesit mendojnë se është i papërshtatshëm. Më pas, një ekip merr në shqyrtim rastin për të verifikuar nëse përbën shkelje. voxnews

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit