15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

SHBA i dhuron Kosovës pajisje për inspektim dhe detonim

Më të lexuarat

Ambasada amerikane i ka dhuruar Qeverisë së Kosovës pajisje teknike, në vlerë prej 364 mijë dollarësh. Ceremonia e dorëzimit të donacionit u mbajt në Policinë e Kosovës, në Vushtrri, ku morën pjesë; zv.ambasadorja amerikane, Kelly Degnan; gjeneralbrigade Imri Ilazi nga FSK-ja; Fehmi Fejza nga AMRK-ja; dhe Dejan Jankovic nga Policia e Kosovës.
Zëvendës ambasadorja e Degnan tha se ndihet e lumtur që po e ndihmon Kosovën me mjetet të sofistikuara për inspektimin dhe detonimin, pajisje për parandalimin e armëve të shkatërrimit në masë të dhuruara nga Departamenti i Shtetit për Sigurimin e Atdheut, gjegjësisht programit ndërkombëtar për parandalimin e armëve të shkatërrimit në masë.

“Qëllimi i këtij donacioni është ngritja e kapaciteteve hetuese kriminale që Policia e Kosovës, FSK-ja, etj, do t’i përdorin në dogana, etj, me qëllim të evitimit të hyrjes së armëve të rrezikshme të shkatërrimit në masë, në Kosovë”, tha Degnan. Ajo tha se qëllimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ndërtimi i një Kosove të fortë dhe të sigurtë. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit