Njeriu që përgjak çdo ditë Palestinën dhe Lindjen e Mesme

Më të lexuarat

Israel Katz dhe politikat e tij: nga siguria te akuzat për shkatërrim sistematik

Israel Katz, aktualisht ministër i Mbrojtjes së Izraelit, paraqitet si një nga figurat më me ndikim dhe më radikale të politikës izraelite në dekadat e fundit.

Qasja e tij ndaj çështjes palestineze bazohet në përdorimin e forcës ushtarake absolute, presionit politik dhe inxhinierisë demografike, ndërsa shpërfill hapur normat e së drejtës ndërkombëtare.

Gjatë karrierës, ai ka mbajtur poste kyçe që i kanë dhënë kontroll mbi infrastrukturën, kufijtë dhe politikat e luftës – elemente që kritikët i lidhin drejtpërdrejt me strukturën e politikave aktuale shkatërruese në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Në kontekstin e luftës në Gaza, Katz është veçuar për mbështetjen e një qasjeje të bazuar në ndëshkim kolektiv dhe zhvendosje masive të palestinezëve.

I lindur në vitin 1955 dhe i përfshirë në politikë përmes partisë Likud, karriera e tij u zhvillua paralelisht me forcimin e kolonizimit dhe transformimin e territoreve palestineze në hapësira të fragmentuara dhe të kontrolluara egërsisht.

Gjatë kohës si ministër i Energjisë, Katz bëri deklarata tronditëse në fillim të luftës, duke urdhëruar ndërprerjen totale të energjisë, ujit dhe karburantit për Gazën.

Këto vendime u interpretuan nga ekspertët ndërkombëtarë si forma mizore të ndëshkimit kolektiv që goditën drejtpërdrejt civilët, spitalet dhe infrastrukturën bazë të jetës.

Në vitin 2024, si Ministër i Mbrojtjes, ai mori rol qendror në propozimet për zhvendosjen e dhunshme të palestinezëve në zona të kontrolluara rreptësisht në Jug të Rripit të Gazës.

Këto plane u kthyen në qendër të kritikave të ashpra; madje edhe ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert i krahasoi ato me struktura të tipit “kamp përqendrimi”, duke paralajmëruar pasoja katastrofike humanitare dhe juridike.

Në nivel rajonal, Katz ka kërcënuar se zona të tëra në jug të Libanit mund të shkatërrohen plotësisht, ndërsa ka luajtur rol në zgjerimin e pranisë ushtarake izraelite në Siri, përfshirë zonat nën kontrollin e OKB-js.

Kritikët e përshkruajnë Katz si arkitektin që ka institucionalizuar një sistem ku siguria përdoret si mburojë për ekspansion territorial dhe spastrim.

Figura e tij mbetet shembull i një modeli politik ku aparati shtetëror shndërrohet në instrument të një strategjie të pamëshirshme kontrolli, me pasoja të përgjakshme në të gjithë Lindjen e Mesme. \tesheshi.com\

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit