Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë goditur me 59 raketa bazën ajrore Shajrat në Humus të Sirisë, ndërsa në sulm janë vrarë 6 ushtarë sirianë dhe 9 civilë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë goditur me 59 raketa bazën ajrore Shajrat në Humus të Sirisë, ndërsa në sulm janë vrarë 6 ushtarë sirianë dhe 9 civilë.
Pentagoni ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë goditur me 59 raketa Tomahawk një bazë ajrore të ushtrisë siriane, për të cilën zyrtarët amerikanë besojnë se është përdorur për të kryer sulmin vdekjeprurës kimik.
Të dhënat fillestare të Pentagonit flasin se janë dëmtuar rëndë ose janë shkatërruar aeroplanët sirianë, pista, stacionet për transportin e karburanteve si dhe godinat e bazës ajrore Shajrat.
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump deklaroi se nuk ka asnjë dyshim se armët kimike janë përdorur nga ana e regjimit të Esadit.
Trump gjithashtu tha se në bazën ajrore ushtarake që u godit, ka patur edhe armë kimike dhe se regjimi sirianë disa herë ka bërë shkelje të marrëveshjes ndërkombëtare për armë kimike, prandaj edhe është ndërmarr ky sulm.
Duke rikujtuar se regjimi i Esadit nuk pati mëshirë ndaj fëmijëve të pafajshëm në Idlib, Presidenti Trump tha se urdhrin për sulmin ndaj bazës ushtarake, prej së cilës është bërë sulmi mizorë me armë kimike, e dha personalisht ai.
Ndërkaq Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson deklaroi se disa aleatë e ShBA-së përfshirë edhe Rusinë janë informuar paraprakisht në lidhje me operacionin në fjalë.
Edhe Pentagoni njoftoi se sulmet kanë marr fund deri në ndonjë urdhër tjetër.
Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus bëri të ditur se godita e bazës ushtarake në Siri është një hap pozitiv dhe kuptimplotë.
Duke vënë në dukje se shpreson që ky operacion i ShBA-së të kontribuoj në paqe, Numan Kurtulmus tha se “Kombet e Bashkuara duhet të zbatojnë sanksione ndaj regjimit të Esadit deri sa ai të mos jetë në gjendje për të dëmtuar popullin e tij”.
Ndërkaq Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu deklaroi se përkrahë vendimin e Trump-it për ndërmarrjen e operacioneve të cilat i dhanë një përgjigje të fortë regjimit të Sirisë në lidhje me përdorimin e armëve kimike.
Ndërsa Rusia ftoi në një mbledhje urgjente Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Bëhet e ditur se edhe Irani dënoi këtë sulm.
