Londra mbështet plotësisht sulmet ajrore amerikane në Siri

Më të lexuarat

Një zëdhënës i kryeministrisë britanike deklaroi sot se Anglia mbështet plotësisht sulme ajrore amerikane kundër regjimit sirian.

Qeveria britanike mbështet plotësisht veprimet e ShBA-së, që zhvilloi sulme ajrore kundër regjimit sirian, deklaroi sot një zëdhënës i kryeministrisë britanike.

”Këto sulme janë një përgjigje e përshtatshme ndaj sulmit barbar me armë kimike të zhvilluar nga regjimi sirian”, tha ky zëdhënës në një deklaratë.

Ai theksoi gjithashtu se Britania e Madhe është e vendosur të pengojë çdo sulm të ri të regjimit të Damaskut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit