Egjipti hap kompleksin më të madh ushtarak në botë, por…

Më të lexuarat

E pra, Salahudin Ejupi do çlironte më parë këtë vend para çlirimit të Jerusaelmit

Egjipti përuroi selinë e re të forcave të tij të armatosura, e cila besohet të jetë më e madhja në botë. Presidenti i ardhur me grusht shteti, Abdel Fattah al-Sisi, gjithashtu mori pjesë në hapje, në një paraqitje të rrallë publike me uniformë ushtarake. Kompleksi, i quajtur Oktagon, përbëhet nga tetë ndërtesa, secila prej të cilave ka një planimetri në formë tetëkëndëshi dhe shtrihet në rreth 90 kilometra katrorë, që korrespondon me sipërfaqen e metropolit portugez të Lisbonës.

Në madhësi, ai e tejkaloi shumë Pentagonin, selinë e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, i cili deri më tani mbante titullin e ndërtesës më të madhe të këtij lloji në botë. Al-Sisi u shfaq në hapje me uniformë ushtarake për herë të parë në më shumë se dhjetë vjet dhe e përshkroi kompleksin si “provë të vullnetit të një kombi që e di se asgjë nuk është e pamundur”.

 

Egjipti aktualisht është në një nga krizat më të këqija ekonomike në disa dekada, ku borxhi i jashtëm i vendit është 143 miliardë euro. Shumë egjiptianë fajësojnë al-Sisin dhe mega-projektet e tij për situatën aktuale.

Al-Sisi mori pushtetin në këtë shtet të madh të Afrikës së Veriut në vitin 2013 në një grusht shteti ushtarak.

Për dikë që nuk e di rolin e vërtetë të ushtrisë egjiptiane, ky lajm do ta çonte në përfundimin e gabuar se arabët kanë fituar një ushtri tjetër të fuqishme që do të mbrojë Islamin dhe myslimanët. Megjithatë, ky kompleks më i madh ushtarak do të shërbejë për të mbrojtur Izraelin dhe për të shtypur popullin egjiptian.

Ushtria egjiptiane, e cila mburret me një forcë të tillë, shikon me qetësi ndërsa Izraeli kryen gjenocid kundër popullit palestinez, domethënë, jo vetëm që nuk bën asgjë për të mbrojtur vëllezërit e tij palestinezë, por kjo ushtri egjiptiane “e fuqishme” e mbron Izraelin pikërisht nga palestinezët nga Gaza.

Kujtojmë se Salahudin Ejubi u nis për të çliruar Jerusalemin vetëm pasi çliroi Egjiptin. Fatkeqësisht, sot situata është përsëri e njëjtë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit