16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Sëmundjet e dhëmbëve mund të dëmtojnë tërë shëndetin

Më të lexuarat

Patologjitë e dhëmbëve mund të dëmtojnë shëndetin

Dhimbjet e dhëmbëve janë sëmundje të zakonshme klinike dhe të përhapura tek të rriturit, por vitet e fundit gjithnjë e më shumë të rinj ankohen nga dhëmbët. Sipas të dhënave, 80%-97% e kinezëve të rritur kanë probleme peridontale në nivele të ndryshme. Në grupmoshën 35-44 vjeç, 77.3% e personave vuajnë nga gurëzat e dhëmbëve që shpesh shoqërohen me hemoragji.

Patologjitë e dhëmbëve mund të dëmtojnë shëndetin

Dhimbjet e ndryshme të dhëmbëve shkaktohen nga inflamacionet infektive në organet rreth dhëmbëve, duke u shfaqur kryesisht me hemoragji, enjtje, dhimbje, përtypje të vështirë deri në rënien e dhëmbëve.

Drejtori i Stomatologjisë të Spitalit Nr 1 të Pekinit, Zhang Jianke thotë se dhimbjet e dhëmbëve zhvillohen në mënyrë të ngadaltë dhe progresive, por ato shpërfillen nga shumica e njerëzve. Nëse nuk i kushtohet vëmendje këtyre patologjive mund të shkaktohen dëmtime ndaj shëndetit.

Sipas mjekut Zhang goja e pacientit me dhimbje ka me siguri lidhje me bakteret. Në gjendjen e shëndetshme të trupit, këto baktere janë të kontrolluara. Por nëse ka prishje të ekuilibrit baktereologjik në gojë atëhere lehtësisht zhvillohen infeksione të ndryshme në gojë. Duhet të theksojmë se këto baktere jo vetëm aktivizohen brenda gojës, por mund të hyjnë në pjesë të tjera të organizmit, kryesisht në qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar infeksione edhe më të rënda.

Patologjitë e dhëmbëve dhe diabeti

Sipas studimeve të shumta klinike, pacientët e prekur nga patologjitë e dhëmbëve kanë mundësi 7 herë më të lartë të preken nga diabeti. Patologjitë e dhëmbëve dhe diabeti kanë lidhje të ngushtë.

 

Patologjitë e dhëmbëve dhe sëmundjet kardiovaskulare

Gjatë vizitave të kryera pacientëve të prekur nga infarkti i miokardit, vërehet se shumica kanë qenë të prekur nga patologjitë e gojës në nivele të ndryshme,veçanërisht në sëmundjet dentare.

Sipas kërkimeve epidemiologjike, pacientët me patologji të dhëmbëve janë 20% më shumë të prekur nga sëmundjet koronare të zemrës. Meshkujt nën 50 vjeç me patologji të dhëmbëve kanë prirje 70% më të lartë të preken nga sëmundjet koronare të zemrës se sa të tjerët. Patologjitë e dhëmbëve dhe sëmundjet e ndryshme

Sëmundjet e ndryshme të dhëmbëve lidhen jo vetëm me diabetin, sëmundjet kardiovaskulare, por mund të shkaktojnë ulçerën, të prekin sistemin tretës, si dhe të ndikojnë në kancerin e stomakut dhe të pankreasit. Pas infeksionimeve në gojë, patologjitë e dhëmbëve mund të ndikojnë në sëmundjet reumatike përkatëse, si artriti, nefriti disa sëmundje të lëkurës e të tjera.

Për grupet e veçanta si gratë shtatzëna, patologjitë e dhëmbëve mund të shkaktojnë lindjen e parakohshme të foshnjës, lindjen e foshnjës me peshë të ulët, deri edhe abortin. Mjeku Zhang thotë se shëndeti i dhëmbëve dhe i gojës në përgjithësi është një pasqyrë që paraqit shëndetin e njeriut dhe cilësinë e jetës. Duhet t’i kushtojmë vëmendje të madhe shëndetit të dhëmbëve.

Rëndësia e parandalimit dhe trajtimit në fazë të hershme

Mjeku Zhang shpjegon semasat parandaluese dhe trajtimi në fazën e hershme janë shumë të efektshme për të frenuar patologjitë e dhëmbëve. Disa nga mënyrat efikase janë lënia e duhanit, kontrolli sistematik i gojës dhe i dhëmbëve, trajtimet në kohë të sëmundjeve të dhëmbëve, shmangia e zakoneve të këqija të ngrënies së ushqimeve të forta pas moshës 40 vjeçare, ruajtja e higjienës gojore, pastrimi i dhëmbëve, ruajtja e shëndetit fizik dhe psikologjik, trajtimet e diabetit dhe sëmundjeve të tjera kronike etj.

Arsyet e kariesit të dhëmbëve

Përveç patologjive të tjera, kariesi është më I përhapuri. Shumë pacientë e pyesin dentistin se përse u krijohet kariesi, ndërsa ata i lajnë dhëmbët çdo ditë dhe nuk konsumojnë shumë të ëmbla. Në fakt, dhëmbët janë organi më i fortë itrupit. Prishja e tyre vjen nga ndikimet e baktereve për një kohë të gjatë. Në gojën tonë, ekzistojnë baktere të panumëruara. Disa lloj bakteresh mund të krijohen nga ushqimet e mbetura brenda gojës,që shndërrohen në material acide. Kur këto bakteret rriten në një numër të madh, tek dhëmbët rritet niveli I aciditetit, duke shkaktuar humbjen e kalciumit nga dhëmbët dhe duke krijuar kariesin.

Metoda efektive për parandalimin e kariesit të dhëmbëve

Goja dhe dhëmbët janë mjedis i hapur dhe bakteret nuk pastrohen lehtë prej tyre, por mund të bëjmë përpjekje për të pakësuar numrin e tyre. Pastrimi i dhëmbëve me furçë ose me pe dentar.

Kjo metodë është mjaft efikase në asgjësimin e baktereve. Sheqernat nuk janë arsyeja e krijimit të kariesit. Është e vërtetë se pas dekompozimit të sheqernave lindin materialet acide, të cilat dëmtojnë dhëmbë. Për pastrimin e dhëmbëve nga ushqimet e mbetura duhet të bëni shplarje të gojës me ujë pas ngrënies dhe të pini ujë.

Brenda 12 orëve, nëse shplani gojën pas ngrënies ulet numri I baktereve në gojën tuaj. Një ndihmë të madhe në pastrimin e dhëmbëve dhe të gojës nga bakteret jep dhe larja e tyre me furçë në mëngjes dhe në darkë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit