18.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Sa lloje të dëshmorëve kemi?!

Më të lexuarat

Dëshmorët janë tre:

1. Dëshmori i kësaj bote dhe i botës tjetër.
2. Dëshmor i kësaj bote.
3. Dëshmor i botës tjetër.

– Dëshmori i parë është ai që vritet në luftim me jobesimtarët, e qëllim ka që fjala e Allahut të jetë më e larta, e fjala e jobesimtarëve të jetë më e ulëta, e duke mos synuar diçka nga të mirat e kësaj bote.

– Dëshmor i dytë është ai që vritet në luftim me jobesimtarët, por ka luftuar për syefaqësi, apo për ndonjë gjë të kësaj bote, e jo që fjala e Allahut të jetë më e larta. Ndaj të parit dhe të dytit praktikohen dispozitat e dëshmorit, sa i përket varrimit me rroba (mosfaljes së xhenazes dhe mos qefinosjes). Edhe i dyti e merr këtë dispozitë në pamjen e jashtme; e trajtojmë në këtë mënyrë, sepse neve na takon ajo që shfaqin njerëzit, ndërsa i tilli në botën tjerë nuk do të ketë gjë.

– Sa i përket të tretit, pra dëshmorit të botës tjetër, i tilli është ai që e ka shpërblimin e dëshmorit në botën tjetër, ndërsa në këtë botë mbi të praktikohet ajo gjë praktikohet për një musliman të rëndomtë. Në këtë lloj hyn ai që vritet padrejtësisht etj.

Shkurtimisht nga: www.almunajjid.com
Përkthim
https://t.me/hoxheburimkocinaj

The post Sa lloje të dëshmorëve kemi?! appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit