19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Rruga e keqpërdorimeve

Më të lexuarat

Në emër të mospunës efektive, amortizimit të mjeteve të punës, si dhe për shlyerjen e obligimeve që kanë ndaj bankave konsorciumi “Bechtel & Enka” përpos mjeteve të parapara me kontratë për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit nga Qeveria ka kërkuar edhe 63 milionë euro shtesë

Qeveria e Kosovës pritet t’ia paguajë konsorciumit “Bechtel & Enka” edhe 63 milionë euro shtesë përpos atyre të parapara me kontratë për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, për shkak të neglizhencës në marrje të vendimeve të Qeverisë së kaluar.

Para pak ditësh përmes një shkrese zyrtare konsorciumi në fjalë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’ua paguajë këtë shumë të mjeteve në emër të mospunës efektive pa fajin e tyre, në emër të amortizimit të mjeteve të punës, si dhe për shlyerjen e obligimeve që kanë ndaj bankave, shkruan Gazeta “Zëri”.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, tha se nga konsorciumi “Bechtel & Enka” ka marrë një kërkesë për pagesën e 63 milionë eurove shtesë për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit për shkak të neglizhencës dhe mosvendimmarrjes të ish-ministrit të Infrastrukturës.

“Ajo që vlen të theksohet është se disa herë kanë komunikuar, janë ulur në tavolinë, mirëpo asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë vendim për riprogramim të vijave buxhetore për t’i shlyer obligimet ndaj kësaj kompanie. Kështu që në shkresën që ma kanë dërguar mua në emër të mospunës efektive, të precizuar me kontratë, për amortizim, për shlyerjen e obligimeve bankare, për kreditë që i kanë marrë, ata kanë kërkuar nga ne që t’ua paguajmë këtë shumë të mjeteve prej 63 milionë eurove”, ka thënë Lekaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit