12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Rrëmbyesit e maskuar sulmojnë recepsionistin

Më të lexuarat

Ferizaj, 19 qershor-Në orët e hershme të mëngjesit të së martës , në motelin ,,XXL”, i cili gjendet përgjatë magjistrales Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një rast i grabitjes. Sipas, viktimës A.S. (38), deri sa ai ishte në vendin e punës si recepsionist, dy persona të maskuar, njeri prej tyre kishte një armë-revole,kishin sulmuar me grushte viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishin grabitur para në vlerë prej 200 eurosh.

Zëdhënësi rajonal i policisë, në Ferizaj, Agim Gashi ka bërë të ditur se “Viktima është dërguar në Shërbimin e Urgjencës në Ferizaj për t’iu dhënë ndihmë mjekësore ku mjekët kanë konstatuar lëndime të lehta trupore”.

Në ndërkohë njësitet përkatëse policore, janë vënë në kërkim të personave të dyshuar për zbardhjen e këtij rasti./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit