8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kosova aplikon për anëtarësim në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik

Më të lexuarat

Kosova ka aplikuar zyrtarisht për t’u bërë pjesë e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, e njohur me emrin OIC, transmeton KTV njoftimin.

Sipas agjencisë së lajmeve “MENA-FN” nga Lindja e Mesme, sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Ekmeleddin Ihsanoglu, e ka mirëpritur vendimin e Kosovës për të aplikuar dhe për t’u bërë anëtare e përhershme e kësaj organizate.
“Kosova ka vuajtur nga padrejtësia dhe represioni nën një administratë që nuk i respektonte të drejtat politike, religjioze dhe kulturore të njerëzve të atij vendi. Dhe pas njohjes së nga më shumë se 90 shtete, tani organizata jonë po pret që Kosova të bëhet anëtare e plotë e OKB-së dhe e OIC-së”, ka thënë Ihsanoglu.
Në komunikatat zyrtare të Qeverisë së Kosovës për takimin me Ihsanoglun nuk është përmendur askund mundësia e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, që përfshin vendet myslimane./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit