20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Rrëfim që përlot: Durimi i prindërve të të porsalindurit me anomali

Më të lexuarat

“Zotit i qofsha falë, fjalë zemre”. 

(Ngjarje e vërtetë ka ndodhur sot )

Rrëfimi i prindit…

E pritëm lindjen e fëmijës, edhe ishim lajmëruar se do të jetë një fëmijë me anomali të shumta, megjithatë meqë njoftimi kishte ardhur pas fryrjes së shpirtit dy prindërit besimtarë vendosën të mos abortojnë, por të dorëzohen përballë vullnetit të Zotit. 

Ai lindi, edhe siç na kishte paralajmëruar doktoresha, lindi me anomali të jashtëzakonshme.
Gruaja lindi natyrshëm fëmijën, megjithatë nuk e kishte parë akoma atë, kur e çuan fëmijën të dhoma e të sapolindurve.
-“A do ta shohësh bebin” ?! Mamia më  pyeti me gjysmë zëri, mua, babain e të porsalindurit,.
-” Si mos ta shoh shpirtin tim ” ju përgjigja.
Kur u afrova edhe e pashë, ishte ashtu siç edhe ishim paralajmëruar, në atë çast Zoti më dhuroi qetësi e buzëqesha.
-” Pse qesh ” ?!
-” Sepse Allahu më bëri këtë dhurate për të më provuar mua se a jam i kënaqur me kaderin, përcaktimin e Tij apo jo edhe unë jam shume i lumtur edhe i kënaqur me të”.
-” T’ia tregojmë gruas ” ?! 
-” Jo, jo se nuk do ta përballojë dot, presim njëherë” i thashë .
Shkoj te dhoma e ime shoqe më thotë;
-”Ku është bebi”?! 
-“Në inkubator, edhe ti e di që fëmija ka anomali, doktorët e dinë më mirë apo jo”?!
-“Po, po elhamdulilah (Zotit i qofshim falë, Atë e falënderojmë)”!
Ndërkohe që fillova të bëj planet e mia se çdo të bëja për ta rehabilituar gjendjen e tij me ndërhyrjet e nevojshme për të rregulluar deri diku (naksonin) të metat e tij fizike e përdisa orë radhazi unë mendoja pikërisht për këtë gjë. Një telefonatë, më çoroditi përtej valëve, ishte mamia: “Eja urgjent ” – tha ajo!
Shkova e mora lajmin e dytë: ”Fëmija ka vdekur ” Unë prapë buzëqesha e këtë herë nuk e lashë të më pyeste po i thashë ; ” Ai me provoi a do e prish zemrën e ja tani e mori përsëri ”

Se mbajta dot veten (Ahmedi) i thashë: 

-”Do të marrë për në Xhenet inshallah, e po të përgatit vendin atje, lum për ty vëlla, e mashallah për këtë durim që të ka fal Zoti ! 

Prindi: ” Inshallah, Pasha Zotin, imam, jam aq i lumtur e aq i qetë, e aq i kënaqur me Zotin, Atij i qofsha falë”
-“Do ja tregosh gruas ”?! 
_”Për momentin jo, as fëmijën tani, po as lajmin se ka vdekur, se ka probleme me gjakun po më vonë pasi të bëjë një gjilpëre,  për vdekjen e fëmijës do t’i tregoj, e ajo është përgatitur për këtë nga doktoreshë Nora, ndërsa fëmijën jo “.
-” Pse “?! Unë i çuditur (Ahmedi) .
-” S’do ta përballojë dot e kam merak se do të marrë goditje psikike se fëmija kishte çrregullime të paimagjinueshme”.
Pasi folëm për rregullat edhe se si trajtohet rituali fetar i foshnjës pas vdekjes më tha: ”Hoxhë vetëm një gjë ma vret shpirtin.” “Çfarë?”. ” S’di ça t’iu them fëmijëve se s’kishte burrë që ti mbante e ai i vogli ka katër muaj që i ka ngjitur emrin Ali, kur shkova në shtëpi sot tha: O Baba ku është Aliu, pse se solle Aliun!? Ç’ti thoja ?!” 

Aty atij i rrodhen dy pika lot e megjithëse ishte i buzëqeshur ndërsa unë se dhashë veten kurse tani po me rrjedhin lotët… edhe po lagin tastierën e kompjuterit, e unë po lutem: ”O Allah, ndërtoju këtyre dy prindërve të mrekullueshëm kështjellën e Falënderimit, bashkoi me Aliun në Xhenet, e mbushe ketë familje me Alij të tjerë, e bëje Aliun e ngjarjes ndërmjetësuesin e tyre për në Xhenet” Amin !

Zotit i qofsha falë, fjalë zemre. 
Zotit i qofshim falë, fjalë zemre. 

( Xhenazen e Aliut do e falim te Xhamija Jone ditën e hënë pas namazit të drekës inshallah )

 

Marrë nga profili i Hoxhë Ahmed Kalaja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit