9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

RIKAPITALIZIMI I BANKAVE GREKE ’’VENDIMTAR’’ PËR RIMËKËMBJEN EKONOMIKE

Më të lexuarat

Kryeministri grek, Lukas Papadhimos e cilësoi sot si ”vendimtar” për rimëkëmbjen e ekonomisë kombëtare rikapitalizimin e bankave të vendit, që duhet të marrin menjëherë përgjegjësitë e tyre për të mbështetur ndërmarrjet e prekura nga kriza.

“Kushtet vendimtare për financimin e përpjekjeve të zhvillimit janp arritja e operacionit të rikapitalizimit të bankave”, deklaroi kryeministri në hapjen e një konference në kuadër të mbështetjes së PME-së organizuar nga Athina dhe Komisioni Evropian.

Në muajin mars, fshirja e rreth 105 miliardë eurove të borxhit sovran marrë përsipër nga kreditorët privatë, ka sjellë për institucionet përkatëse humbje reale që arrijnë deri në 70 për qind.

Bankat greke, prej të cilave katër kryesoret do të njoftojnë në orët e mëvonshme humbje rekord për vitin 2011, do të përballen me një nevojë urgjente të likuiditeteve.

Për të nisur këtë procedurë rikapitalizimi, Greqia ka marrë sot këstin e parë prej 25 miliardë eurosh nga Fondi Evropian i Stabilitetit (FESF) parashikuar në planin e dytë të mbështetjes së dhënë në mes të muajit mars vendit nga BE dhe FMN”, theksoi Papadhimos.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit