8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rastet dhe vdekjet nga COVID-19 në rritje në 3 vende arabe

Më të lexuarat

Iraku, Jordania dhe Jemeni dje kanë raportuar më shumë raste dhe vdekje nga koronavirusi (COVID-19) ndërsa vazhdojnë përpjekjet për frenimin e sëmundjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Irak

Në Irak 34 persona tjerë humbën jetën në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e viktimave në të gjithë vendin në 14.606, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Me 7.817 infeksione të reja, numri i rasteve u rrit në 903.439. Gjithsej 799.327 të shëruar janë regjistruar deri më tani.

Jordani

Zyrtarët shëndetësorë në Jordani dje konfirmuan 96 vdekje të reja dhe 4.775 raste me COVID-19.

Numri i rasteve arrin në 655.456 ndërsa i viktimave në 7.565.

Gjithsej 576.771 pacientë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit.

Jemen

Zyrtarët shëndetësorë në Jemen konfirmuan 18 vdekje të reja nga COVID-19 dhe 86 raste në 24 orët e fundit.

Numri i rasteve ka arritur në 5.133, përfshirë 1.004 viktima, tha Komiteti Kombëtar për Luftën Kundër Koronavirusit në një deklaratë.

Gjithsej 1.946 pacientë kanë fituar betejën kundër virusit, thuhet më tej.

Shifrat kanë të bëjnë me rajone nën kontrollin e qeverisë që nga 10 prilli, kur u zbulua rasti i parë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit