Komandantët më të rinj në historinë e njerëzimit… a e dini kush janë?

Më të lexuarat

​​Janë ata, komandantët e ushtrive muslimane që çliruan vende dhe shkatërruan perandoritë më të mëdha… Ah, sa udhëheqës të mirë dhe sa të rinj të mrekullueshëm!

​Ja disa prej tyre:

  • Sa’d ibn Ebi Vekas (17 vjeç): Pranoi Islamin në moshën 17-vjeçare. Ishte i pari që hodhi shigjetë në rrugën e Zotit dhe një nga gjashtë anëtarët e këshillit (Shura). Profeti ﷺ krenohej me të duke thënë: “Ky është daja im, le të më tregojë kush ka dajë si ky.”
  • El-Erkam ibn Ebi El-Erkam (16 vjeç): Pranoi Islamin në moshën 16-vjeçare dhe e bëri shtëpinë e tij shkollën e parë të Islamit dhe vend sekret për Profetin ﷺ gjatë periudhës në Mekë. Ajo u bë pikënisje për ndryshimin e historisë.
  • Usame ibn Zejd (18 vjeç): U bë komandant i ushtrisë muslimane në moshën 18-vjeçare, ku në radhët e saj kishte sahabë të mëdhenj si Ebu Bekri dhe Omeri, për t’u përballur me një nga ushtritë më të mëdha të kohës (Bizantinët).
  • Muhamed ibn el-Kasim (17 vjeç): Çliroi Sindin pa i kaluar të 17-at dhe ishte ndër komandantët më të zgjuar dhe më të mëdhenj ushtarakë të kohës së tij.
  • Zejd ibn Thabit (13 vjeç): Filloi të shkruante Shpalljen (Kur’anin) në moshën 13-vjeçare. Mësoi sirishten dhe hebraishten për 17 ditë me kërkesë të Profetit ﷺ, duke u bërë përkthyesi i tij. Më vonë kontribuoi në përmbledhjen e Kur’anit.

​Po si janë të rinjtë tanë sot?

Ja disa shembuj të tjerë të shkëlqyer për t’u ndjekur:

    • Muadh ibn Amr (13 vjeç) dhe Muawidh ibn Afra (14 vjeç): Dy të rinj nga Ensarët që në Betejën e Bedrit arritën të vrasin Ebu Xhehlin, pavarësisht moshës së tyre të vogël dhe mbrojtjes së fortë që ai kishte.
    • Talha ibn Ubejdilah (16 vjeç): Pranoi Islamin në moshën 16-vjeçare. Në Betejën e Uhudit mbrojti Profetin ﷺ duke rrezikuar jetën e tij, madje u plagos rëndë në dorë.
    • Zubejr ibn el-Avam (15 vjeç): Pranoi Islamin në moshën 15-vjeçare. Ishte i pari që nxori shpatën për Islamin dhe ishte një nga shokët më të afërt të Profetit ﷺ, si dhe një nga të përgëzuarit me Xhenet.

​Kurse sot thonë: “Lëre se është adoleshent! Gjynah, adoleshent! E ka kapur ‘penalltia’ e adoleshencës…”

Po këta, a nuk ishin adoleshentë?!

 

(Nga Myrvete Allmeta)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit