Pse një libër nga Sarkozy mund të vlejë dhe në burgjet e Shqipërisë

Më të lexuarat

“Ditari i një të burgosuri” tre javësh, së shpejti në treg: si e komentoi së fundi autori?

Ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy njoftoi publikimin më 10 dhjetor të librit të tij, të titulluar “Ditari i një të burgosuri”, botuar nga shtëpia botuese Fayard, e cila është në pronësi të miliarderit konservator Vincent Bolloré.

“Ashtu si në shkretëtirë, edhe jeta e brendshme e një personi forcohet në burg”, shkroi Sarkozi në një postim në X.

Ish-kreu i shtetit francez (2007-2012) u dënua më 25 shtator për pjesëmarrje në një organizatë kriminale për lejimin me vetëdije të bashkëpunëtorëve të tij që t’i kërkonin Libisë së Muammar Gaddafit të financonte fshehurazi fushatën e tij presidenciale fitimtare në vitin 2007. Ai kaloi tre javë në burg.

Gjatë seancës dëgjimore të kërkesës së tij për lirim në fillim të nëntorit, Sarkozi e përshkroi qëndrimin e tij në Chante si “shumë të ashpër” dhe “rraskapitës”. Ai u paraqit në gjykatë nëpërmjet videokonferencës, duke e përshkruar përvojën si një “makth” dhe i bëri homazh të veçantë stafit të burgut, të cilët, tha ai, “treguan humanizëm të jashtëzakonshëm dhe e bënë këtë makth të durueshëm”.

Më 10 nëntor, një gjykatë e Parisit vendosi për lirimin e tij të parakohshëm. Ankesa e Sarkozisë kundër dënimit të tij do të dëgjohet nga marsi.

Libri i tij mund të jetë i vlefshëm për ish-zyrtarë të lartë në Shqipëri që tashmë gjenden pas hekurave nga drejtësia e re. Aty ata mund të gjejnë forcën për ta përballuar fatin e tyre deri dje të paimagjinueshëm. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit