Katastrofat natyrore: Sprova, dënime apo thirrje për pendim?

Më të lexuarat

Tërmetet, vërshimet, thatësia, janë fenomene natyrore në të cilat ndikon edhe dora e njeriut keqmenaxhimi dhe mëkatet. Keqmenaxhimi është shkak material ndërsa mëkatet shkak jomaterial. Fenomenet kanë ndodhur si dënime ndaj popujve, dhe këtë e ka dokumentuar Kur’ani [29:14], por ato ndodhin më shpesh si përkujtime për tu kthyer tek Zoti dhe për tu larguar nga mëkatet. Ja çfarë na mëson Allahu i lartësuar: “…Ne dërgojmë shenja vetëm për t’i frikësuar njerëzit.” [Isra: 59]; “Vallë, a nuk e shohin ata se çdo vit vihen në provë një ose dy herë e prapëseprapë as nuk pendohen, as nuk e mbledhin mendjen?!” [Teube: 126]

Nëse mëkatet ndikojnë për të keq, Kurani na tregon se besimi dhe veprat e mira ndikojnë në stabilitetin dhe mirëqenien e shoqërisë njerëzore: “Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim bekime nga qielli dhe toka…” [A’rafë: 96]

Pra, interpretimi ynë është se nuk janë thjesht fenomene që nuk pranojnë interpretim tjetër, sikur që nuk janë patjetër dënime hyjnore, sepse mund të vijnë dhe si sprova. Ato, ndërmjet këtyre dy interpretimeve, janë thirrje për tu penduar, janë rikujtim që t’i kthehemi rrugës së Zotit para se të jetë vonë.

Hoxhë Dr. Sedat Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit