9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Pse këta “properëndimorët” tanë u ikin të vërtetave?

Më të lexuarat

“Nga ndonjëherë të bëhet se të gjithë qëndrojnë duke vështruar tragjedinë e Gazës. Dhe të duket se fati i palestinezve është vënë mbi tavolinën e rrethuar nga bixhozxhit e mëdhenj politikë të kësaj bote.

Por kjo nuk mund të thuhet për disa ‘paqedashës’ shqiptarë, të cilët e theksojnë të drejtën e Izraelit që të mbrohet nga raketat që i vijnë nga Gaza.
Ndërkohë duke mos treguar të vërtetën se Gaza është një burg i hapur me rreth dy milion palestinezë të burgosur në të, e që nuk kanë as nga të ikin as nga të hyjnë, vendbanim i cili me shumëçka u ngjanë getove të viteve të Luftës së Dytë Botërore, e ku nazistët i mbyllnin ebrejtë e pafajshëm e të pambrojtur nga askush.
Disa ‘paqedashës’ tanë nuk tregojnë as kush do i mbrojë palestinezët e rrezikuar nga terrori shtetëror izraelit, e që ata i dëbon nga shtëpitë e tyre, siç nuk i përgjigjen as pyetjes se kur ka ndodhur gjatë dekadave të fundit, që ndonjë palestinez të zaptojë pronat e ndonjë hebreu?
A e din se pse këta ‘properëndimorët tan u ikin këtyre të vërtetave: sepse shumica e tyre nuk janë as pro izraelit, as pro palestinez, por diçka përtej kësaj – janë anti-islamistë!
Dhe si të tillë ata duan t’i provokojnë shqiptarët ‘islamistë’ e ‘prolindorë’, duke dashur kështu të tregojnë se gjithë propalestinezët janë një ‘racë’ e papërgjegjshme ndaj interesave kombëtare. Pra si të tillë, të verbëruar nga anti-islamizmi, ata nuk shohin se janë duke e nxitur përçarjen më të rrezikshme brendashqiptare – atë ndërfetare.
Andaj të tillët mos i merrni seriozisht, por injoroni. Dhe sa më përket mua, interesi për tragjedinë palestineze shkon përtej dhembjes për pafajësinë e fëmijëve palestinez dhe ka të bëjë me bindjen time se ky zjarr shekullor palestinezo-izraelit, mund ta kallë tërë botën shumëfetare.
Gjithashtu, sa më përket mua, publikisht e pranojë se mburrem që nuk i takojë racës së ‘properëndimorëve’ të verbëruar nga anti-islamizmi dhe, që jam shqiptar, në zemrën e të cilit ka shumë dashuri për të gjithë njerëzit e kësaj bote, por ku nuk ka aspak urrejtje për asnjë etni, apo përkatësi fetare!”

Kim Mehmeti

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit