6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Protesta paqësore në Novi Pazar: Islami dhe muslimanët nuk kanë të bëjnë me terrorizmin

Më të lexuarat

Islami nuk ka të bëjë me terrorizmin dhe muslimanët në botë, ashtu edhe Novi Pazari e Sanxhaku nuk janë terroristë, ishte porosia e protestës së sotme paqësore në Novi Pazar e organizuar me rastin e islamofobisë mediatike dhe botimit të karikaturave që përshqeshin profetin Muhammed.

Më shumë se një mijë persona kryesisht të rinj, pas lutjes të së premtes (namazi i xhumasë), u mblodhën në qendër të qytetit në një miting të organizuar nga Klubi i të Rinjve Musliman (MOK), pranë Bashkësisë Islame në Serbi dhe grupit të tifozëve “Torcida Sanxhak”.

Protesta “Stop përdhosjes së personazhit të profetit të fundit Muhammed” filloi me marshim nëpër rrugët qendrore të qytetit.

Në Sheshin e Gazi Isa Beut, protestuesëve iu drejtua zyrtari i Bashkësinë Islame në Serbi dhe njëri prej autoritetve fetar në mesin e të rinjve të Sanxhakut, Irfan Maliq, duke thënë se karikaturat nuk mund të dëmtojnë Pejgamberin sepse ai është shumë i lartë.

“Ne këtu në Novi Pazar, ndaj këtyre ofendimeve, të cilat prekën ndjenjat e një miliard e gjysëm të popullsisë së përgjithshme, do t’i përgjigjemi duke qenë edhe më të vendosur në zbatimin e porosive (sunetit) tua. Ne jemi kundër çdo terrori,” tha Maliq duke theksuar se muslimanëve “nga All-llahu u është thënë që ofendimit të mos i përgjigjet me ofendim.”

Duke komentuar, siç tha ai, vrasjen që ndodhi në Paris, tha se muslimanët nuk janë terroristë dhe se muslimanët nuk kanë të bëjnë me terrorizmin.

“Islami është paqe dhe shpëtim. Nuk do të gjeni nga jeta e Profetit, e as në gjeneratat e mëvonshme dëshirën për terror. Ne jemi kundër çdo terrori”, tha ai duke shtuar se për vrasjen në Paris, fajtor janë ata të cilët kanë porositur karikaturat, sepse kanë ofenduar një miliardë e gjysmë musliman.

Turma pas tubimit është shpërndarë në mënyrë të qetë. Protesta kaloi e qetë dhe pa incidente, ndërsa në rrugët e Novi Pazarit vëreheshin një numër i madh i pjestarëve të shërbimit policorë dhe të sigurisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit