5.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

PROMOVIMI I LIBRIT “BOTIMET ISLAME NË GJUHËN SHQIPE DERI MË 2020” – NGJARJE E RËNDËSISHME PËR LITERATURËN SHQIPE DHE BFI

Më të lexuarat

Të enjten më 24.11.2022 Bashkësia Fetare Islame me në Krye Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në amfiteatrin e Medresesë Isa Beu në Shkup, bëri promovimin e librit: “BOTIMET ISLAME NË GJUHËN SHQIPE DERI MË 2020”, nga autori Shaban ef. Ramani.

Ky libër botim i radhës i Rijasetit të BFI, u bashkëngjitet dy festave madhështore të Kombit Shqiptar: 22 Nëntori dhe 28 Nëntori. Edhe vetë kopertina në faqen e parë të librit simbolizon 22 Nëntorin, ku në të shkruan إقرأ “Lexo” pra për të lexuar na duhet alfabeti (A, B, C, D …..), kurse Kopertina mbrapa simbolizon 28 Nëntorin, ku në të është vizatuar shqiponja kuq e zi.
Në këtë promovim morën pjesë figura të shquara të jetës fetare dhe shoqërore si dhe mysafirë të shumtë nga vendi dhe nga jashtë. Pas hapjes me lexim të Kuranit Famëlartë, fjalën kryesore përshëndetëse e mori Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe foli rreth rëndësisë që kanë librat dhe dija, në ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe fetare.
Më pas, morën fjalën: Dr. Skender Asani, z. Ramadan Shkodra dhe Dr. Muhamed Mustafa të cilët bënë vlerësimin e librit.
Edhe Udhëheqësi i sektorit për Arsim dhe Shkencë në Rijasetin e BFI, Prof. Jusuf ef. Zimeri, i cili në rolin e recensentit foli për këtë vepër dhe përmbajtjen e saj.
Ndërsa autori, Shaban ef. Ramani, në mënyrë modeste, foli rreth idesë dhe realizimit të kësaj vepre letrare e cila në të ardhmen do ti pasurojë bibliotekat, si një thesar i çmuar.
Shërbimi për Informim i BFI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit