6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mirëqenia sociale në Kosovë, afër 24 mijë familje në skemën e ndihmës sociale

Më të lexuarat

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për muajin tetor 2022.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se gjatë muajit tetor 2022, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar gjithsej 23 mijë e 661 familje me gjithsej 93 mijë e 451 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 mijë e 748 familje.

Ndërkaq, nga skema e pensioneve bazike të moshës janë 143 mijë e 144 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 320 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 36 mijë e 766 përfitues.

Nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 mijë e 924 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 mijë e 36 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 mijë e 300 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 mijë e 575 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 mijë e 847 përfitues.

Nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 mijë e 773 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) janë 1 mijë e 271 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 687 përfitues; dhe nga skema për pensionet invalidore janë 60 përfitues.

Gjatë muajit tetor 2022 nuk është raportuar asnjë rast i fëmijëve të braktisur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit