18.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Presidenti Ivanov mandaton Zoran Zaevin

Më të lexuarat

Mandati për formimin e Qeverisë është dhënë pasi janë hequr pengesat, gjegjësisht garancitë që i kërkonte presidenti Ivanov për ruajtjen e unitaritetit të shtetit dhe respektimin e kushtetutës

SHKUP (AA) – Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot ia dorëzoi mandatin për formimin e Qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, raporton Anadolu Agency (AA).

Mandati për formimin e Qeverisë është dhënë pasi janë hequr pengesat, gjegjësisht u siguruan garancitë që i kërkonte presidenti Ivanov për ruajtjen e unitaritetit të shtetit dhe respektimin e kushtetutës.

“Pengesat për formimin e Qeverisë janë hequr. Sot përmbushim nenin 84, aliena 1 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë për formimin e Qeverisë së Maqededonisë”, tha në fjalimin e shkurtër, presidenti Ivanov.

Nga ana tjetër lideri i LSDM-së Zoran Zaev theksoi se janë hequr dy pengesat për dhënien e mandatit, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dërgoi letër deri tek presidenti Ivanov për shumicën e formuar parlamentare, ndërsa ai si mandatar dërgoi deklaratë në formë të garancisë.

“Në emër të shumicës së formuar parlamentare fillimisht garantojmë mbrojtjen e unitaritetit, sovranitetit, integritetit territorial, pavarësisë dhe multietnicitetit, mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të interesave shtetërore dhe avancimin e jetës së të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë religjioze, etnike dhe gjuhësore. Garantojmë se procesi i marrjes së vendimeve për qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të jetë në pajtim me parimet themelore demokratike dhe sundimin e së drejtës, duke mos e vënë Maqedoninë në pozitë të nënshtrimit ose varësisë ndaj shtetit tjetër”, tha Zaev.

Mandatari i ri Zoran Zaev, sipas Kushtetutës në afat prej 20 ditësh nga dita e marrjes së mandatit, Kuvendit duhet t’i dorëzojë programin qeveritar dhe ta propozojë përbërjen e re qeveritare. Qeverinë në propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh Kuvendi me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Shumica e re parlamentare në Kuvendin prej 120 deputetëve ka mbështetjen e 67 deputetëve të koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja, BDI-ja, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit