Damasku teston rrugën e normalizimit të sigurisë… ndërsa Golanit mbetet vija e kuqe

Më të lexuarat

Presidenti sirian Ahmed esh-Shara’ zbuloi se Damasku po zhvillon përpjekje për të arritur një marrëveshje sigurie me entitetin sionist, duke vlerësuar se suksesi i kësaj nisme mund të hapë rrugën drejt një paqeje gjithëpërfshirëse, ndërsa theksoi se Siria nuk do të heqë dorë nga e drejta e saj mbi Lartësitë e pushtuara të Golanit.

Sipas Reuters, në një intervistë për Al Jazeera, Ahmed esh-Shara’ deklaroi se qeveria siriane po punon për të përfshirë një numër shtetesh në përpjekjet diplomatike, me synimin për ta nxitur entitetin sionist të ndjekë një politikë më të balancuar ndaj Sirisë.

Ai theksoi se Damasku po shmang rrëshqitjen drejt përballjeve ushtarake dhe po përpiqet t’i zgjidhë çështjet e pazgjidhura përmes kanaleve politike.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur tensionet përgjatë kufirit sirian me entitetin sionist vazhdojnë të jenë të larta. Forcat pushtuese kanë vijuar sulmet brenda territorit sirian që nga rrëzimi i presidentit të mëparshëm Bashar el-Esed në fund të vitit 2024, duke marrë nën kontroll zona strategjike, përfshirë pozicione brenda zonës së çmilitarizuar dhe një pjesë të shpatieve siriane të Malit Hermon (Xhebel esh-Shejkh).

Në të njëjtin kontekst, Agjencia Arabe Siriane e Lajmeve (SANA) njoftoi se një bombardim sionist goditi fshatin Ma’rije, në periferi të Deraas, duke shkatërruar një transformator elektrik dhe duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të banuara. Ky është episodi më i fundit i përshkallëzimit ushtarak ndërmjet dy palëve.

Deklaratat e Ahmed esh-Shara’ përkuan me vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, në Damask, vizita e parë e një Sekretari të Përgjithshëm të OKB-së në Siri që nga viti 2009.

Gjatë vizitës, Guterres bëri thirrje për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë, duke theksuar se shkeljet nga entiteti sionist të Marrëveshjes së Shkëputjes së Forcave të vitit 1974 janë “të papranueshme dhe duhet të marrin fund.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit