Pse dashuria lidhet me dhënien?

Më të lexuarat

Sipas psikologut zviceran Erich Fromm.

Ai e përfundon këtë fragment me fjalët:

“Dashuria është një forcë që lind dhe prodhon dashuri.”

Pse dashuria lidhet me dhënien?
Nga Erich Fromm

Ai që është në gjendje të japë nga vetja, është i pasur. Ai e përjeton veten si njeri që mund t’u japë të tjerëve nga vetja.

Fusha më e rëndësishme e dhënies nuk është ajo e gjërave materiale, por ajo që i përket në mënyrë të veçantë botës njerëzore.

Çfarë i jep njeriu tjetrit?

Ai i jep nga vetja. I jep atë që ka më të çmuar: i jep nga jeta e tij.

Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai sakrifikon jetën për tjetrin, por se i jep atij diçka nga ajo që jeton brenda tij: i jep nga gëzimi i tij, nga interesi i tij, nga mirëkuptimi i tij, nga dituria e tij, nga humori i tij, nga trishtimi i tij dhe nga të gjitha ndjenjat e shfaqjet e jetës që gjallojnë në të.

Duke dhënë nga jeta e tij, ai e pasuron tjetrin. Ai e forcon ndjenjën e jetës tek ai, duke forcuar njëkohësisht edhe ndjenjën e jetës brenda vetes.

Ai nuk jep që të marrë në këmbim. Vetë dhënia është për të një gëzim i lartë.

Dhënia bën që edhe tjetri të bëhet dhurues. Të dy ndajnë së bashku gëzimin për jetën që kanë sjellë në jetë.

Në vetë aktin e dhënies lind diçka e re, dhe të dy bëhen mirënjohës për jetën që ka lindur përmes tyre.

Sa i përket dashurisë, kjo do të thotë se:

Dashuria është një forcë që lind dhe prodhon dashuri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit