14.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Policia maqedonase fillon hetimet për të gjetur Shtabin e UÇK-së në Shkup

Më të lexuarat

Policia maqedonase ka filluar hetimet lidhur me Komunikatën numër 6 të “Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare” e cila u lëshua në opinion para dy ditëve. Burime të Gazetës Lajm thonë se pas kësaj komunikate policia ka hapur rast të veçantë, në kuadër të cilit po zhvillohen hetim për të mësuar se kush qëndron pas kësaj komunikate. “Informacionet e para policore flasin se nuk bëhet fjalë për ndonjë kërcënim serioz. Komunikata të tilla ka pasur edhe më herët”, thonë nga MPB.

Në ndërkohë, sot në ora 12 të natës skadon ultimatumi 72 orësh të cilin “Shtabi i përgjithshëm i UÇK-së” ia dha faktorit politik shqiptare në Maqedoni, për të lëshuar institucionet shtetërore, duke përfshi edhe Parlamentin, shkruan gazeta Lajm. Në të kundërtën, në Komunikatë thuhet se ata që nuk do të respektojnë këtë ultimatum, do të gjykohen sipas Ligjeve ushtarake.

Ndryshe komunikatat e para dy ditëve ishte e titulluar si “Komunikata numër 6” e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-re në Shkup.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit